BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kombëtarja pa mbrojtje, shumica e titullarëve nuk luajnë kundër Spanjës

Kombëtarja pa mbrojtje, shumica e titullarëve nuk luajnë

Më 6 tetor Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në stadiumin e Hercules, i cili ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Në këtë ndeshje kuqezinjtë tanë do të përpiqen të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe të synojnë të marrin rezultat pozitiv. Por do ta kenë shumë të vështirë, jo vetëm pse përballë është Spanja, por se skuadra jonë do të udhëtojë drejt vendit iberik, me dëmtime e mungesa të shumta, gjë që mund të kushtëzojnë jo vetëm cilësinë e lojë,s por edhe rezultatin. Java që lamë pas ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Kristian Panuçi, pasi disa lojtarë të ekipit përfaqësues janë dëmtuar në ndeshjet e luajtura të shtunën dhe të dielën me ekipet e tyre në Europë. Padyshim, dëmtimi i lojtarëve të mbrojtjes është më i rëndë, pasi ndaj Spanjës nuk kemi titullarët të gatshëm. Me përjashtim të Elseid Hysajt, i cili gëzon formë të mirë dhe luan rregullisht me Napolin, lojtarët e tjerë janë dëmtuar ose mungojnë për shkak kartoni. Kështu, Mërgim Mavraj që është dhe shtyllë e repartit difensiv do të mungojë për shkak kartoni. Ai ka plotësuar numrin dy të kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në sfidën ndaj Spanjës, por do të kthehet me Italinë. Ndërsa Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Ansi Agolli, janë të dëmtuar dhe me të gjitha gjasat nuk do të luajnë kundër Spanjës. Ajeti u dëmtua të shtunën në përballjen që Krotone e tij pati me Interin, një sfidë ku mbrojtësi shqiptar ishte një nga pikat më të forta të mbrojtjes së Krotones, por u detyrua të braktisë fushën duke çaluar. Probleme ka dhe në repartet e tjera, sigurisht, pasi edhe aty ka dëmtime, por në mesfushë kemi më shumë alternativa dhe gjendja duket e rëndë vetëm për mbrojtjen. Sidomos dëmtimi i Ajetit dhe Gjimshitit shënon një moment jo të mirë, pse jo moment krize, sepse qendra e mbrojtjes mbetet zbuluar. I gatshëm mund të jetë Frederik Veseli, i cili luan me Empolin në Serie B, apo dhe Memolla që luan mbrojtës i majtë, por mungesa e titullarëve do t’i sjellë shqetësime Kombëtares në ndeshjen e radhës dhe do ta vendosë trajneri Kristian Panuçi para zgjedhjeve të vështira. Duke u kthyer tek dëmtimi i futbollistëve, kujtojmë se Arlind Ajeti u dëmtua në minutën e 63-të të ndeshjes ku Krotone humbi përballë Interit 0-2 dhe ku mbrojtësi u largua nga fusha i dëmtuar. Deri në ato momente kuqeziu ishte pika më e fort e murit të Krotones, duke neutralizuar kapitenin zikaltër, Mauro Ikardi. I dëmtuar në qendër të mbrojtjes është edhe Berat Gjimshiti, i cili po kryen terapi për një dëmtim i cili e la jashtë ndeshjes së Beneventos me Napolin. Shqetësimi për Kombëtaren është se për të tre lojtarët nuk dihet ende periudha e saktë e rikuperimit dhe koha shtrëngon. Shqipëria do të luajë më 6 Tetor në transfertë me Spanjën, ndërsa më 9 Tetor kuqezinjtë do të mbyllin Grupin G kualifikues në “Loro Boriçi” përballë Italisë.

Mesfusha, Abrashi “out”, të tjera probleme për Panucin

Nuk është vetëm mbrojtja me probleme, por edhe reparti i mesfushës. Tre të dëmtuar, dy prej të cilëve titullarë. Fundjava që sapo kaloi ka bërë me dhimbje koke trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, vetëm dy javë përpara ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë, që mbyllin kualifikueset e Botërorit 2018. Më i fundit në listë është Amir Abrashi. Mesfushori luajti vetëm 28 minuta në ndeshjen ku Freiburgu u mund 4-0 në fushën e Bajer Leverkusen. 27-vjeçari doli duke çaluar nga fusha me ndihmën e mjekëve të ekipit, ndërsa diagnoza flet për një tërheqje muskulore. Për momentin është ende shpejt të flitet për gradën e dëmtimit. Koha e rikuperimit të Abrashit do të kuptohet vetëm pas kryerjes së vizitave të specializuara nga klubi i Bundesligës gjermane. Tashmë mbetet të shihet se si do të veprojë trajneri Panuçi me zgjedhjet, ndërsa do të duhet që të ftojë shumë të rinj, të cilët janë në formë me skuadrat e tyre dhe kanë minutazhin e duhur në këmbë. Por mungesa e lojtarëve kualitativë dhe e mbrojtësve titullarë mund ta ekspozojë Shqipërinë ndaj furisë së sulmit spanjoll e mund të pësojmë ndonjë disfatë të rëndë. Pa Mavrajn, Ajetin e Gjimshitin në qendër të mbrojtjes gjërat vështirësohen së tepërmi.

Adriatik BALLA