BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita
x
BREAKING NEWS

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë
x
BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit,
x
BREAKING NEWS

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si
x

Sport

Kombëtaret e moshave e nisin sezonin me fitore, suksesi nga miqësoret shpresë për të ardhmen

Kombëtaret e moshave e nisin sezonin me fitore, suksesi nga miqësoret

Ekipet kombëtare të moshave po bëjnë përpjekje që të kenë sukses në garat ndërkombëtare, por deri tani nuk kanë shkëlqyer. Por elementë cilësorë ka dhe janë garanci për Kombëtaren e madhe. Ndërkohë, Shqipëria U-21 fitoi 2-1 në miqësoren e luajtur në Turqi. Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan ndaj bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit, ndërkohë që do luajnë edhe ndaj Polonisë (27 mars). Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Ishte minuta e 43’ kur 19-vjeçari i talentuar që luan me Çezena në Serie C, realizoi një gol të bukur. Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë (46’) falë golit të Kamalov, por skuadra jonë u rikthye shumë shpejt sërish në avantazh. Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, aty ku është huazuar nga Fulham, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë. 20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, Shpendi, Toçi. Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës ndaj Polonisë. Shqipëria U-21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U-21, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi.

U-19 e Cungut tregon potencial për të ardhmen

Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër përfaqësueses malteze. Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, djemtë kuqëzinj të drejtuar nga trajneri Armando Cungu bënë një paraqitje shumë të mirë, çka e tregon edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor. Golat e fitores u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Ardit Nuredini, Arlind Kurti (C), Erald Krasniqi, Gent Elezaj, Smail Kadrijaj, Lorent Talla dhe Skerdi Xhixho. Takimi nis i balancuar nga të dyja skuadrat, teksa kuqezinjtë janë më kërkues dhe qarkullojnë mirë topin. Rasti i parë për djemtë e drejtuar nga Armando Cungu ishte pikërisht në minutën e 12-të, me Gent Elezaj, i cili merr bukur një top brenda zonës kundërshtare, kthehet dhe gjuan fort, me lojtarin maltez që devijon topin në rrjetë. Kuqezinjtë tentojnë dhe krijojnë edhe disa raste të tjera në këtë pjesë të parë, por gjithçka mbyllet me rezultatin 1-0. Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu vendos të bëjë plot 7 zëvendësime në skuadrën e tij, duke i testuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto miqësore. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu krijojnë disa raste të pastra shënimi, por nuk finalizojnë. Por, në minutën e 81-të, Ardit Nuredini gjen rastin më të mirë dhe dyfishon shifrat për Shqipërinë U-19, pas një goditje të bukur nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 2-0, që është edhe rezultati final i ndeshjes. Miqësorja e dytë ndaj Maltës është planifikuar të luhet 3 ditë më pas, më 26 mars në ora 11:00. Miqësoret ndaj Maltës shihen si shumë të rëndësishme nga stafi i ekipit kombëtar U-19, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar lojtarët të rinj që vijnë në kombëtaren U-19.