BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Kombëtarja brenda objektivave, por Reja i shmanget probleme reale të ekipit

Kombëtarja brenda objektivave, por Reja i shmanget probleme reale të

Trajneri Edi Reja i është shmangur problemit të ekipit përfaqësues, duke vlerësuar pozitivisht atë që është arritur, por i ndërgjegjshëm që skuadra e tij ka probleme serioze, sidomos në organizim, në cilësi, në lidhjen e reparteve, në mungesën e formës së lojtarëve të veçantë e natyrisht edhe me ndryshimet e shumta taktike. Të gjitha këto probleme janë lënë mënjanë nga trajneri, i cili duket qartë se është duke fituar kohë me shpresën se në fazën tjetër të ndeshjeve, që do të jetë në shtator, ai të ketë mundësinë të rikuperojë çfarë mund të rikuperohet, pasi humbja me Anglinë atë nuk e “vret”, nisur nga cilësia që kanë “Tre Luanët”. E thotë edhe vetë trajneri që të rëndësishme në këto situata janë pikët, dhe përballë ekipeve modeste si Andorra dhe San Mino 6 pikë janë krejt normale. Por duke qenë fitore me vlera pikësh maksimale, atëherë del në plan të dytë problemi i grupit, që Reja me mjeshtëri i ka fshehur deri tani. Por edhe për sa kohë do ta bëjë këtë? Me siguri deri në qershor, kur të luhen takimet miqësore të planifikuara në kalendar nga FIFA. Tekniku veteran italian është në kërkim të elementëve cilësorë në mesfushë që bëjnë lidhjen e grupit, pasi Memushaj nuk e ka më freskinë për shkak të moshës. “Ajo që vlente ishte të fitonim. Pastaj krijuam disa mundësi të mira në pjesën e dytë, kishim 6-7 raste, gjuajtjet e Uzunit, shtyllat e Hysajt që krijoi shumë raste. Ishte më mirë të fitonim 4 apo 5-0 por edhe kur luan në vazhdimësi, ndjehet lodhja dhe duhen pikët. Në pjesën e parë luajtëm te mbajtja e topit, krijuam lojë por nuk konkretizuam e nuk bëmë asnjë gjuajtje në portë. Në pjesën e dytë zgjeruam mbrojtjen e gjetëm më shumë lëvizje vertikale me Uzunin e Roshin, skuadra u përpoq të reagonte dhe kjo dha frytet. Nuk e ka fajin mesfusha, se në pjesën e parë u mundua të krijonte lëvizje, nuk gjetëm lëvizjet e duhura ofensive. Krijuam pak, në pjesën e dytë ne krijuam hapësira pa top. Janë të gjitha situata që na shërbejnë për mësim, kur gjejmë skuadra të mbyllura. Në këtë situatë, 3 mesfushorët nuk nevojiten, mund të luash edhe me një, se luan me krahët duke e hapur skuadrën siç e provuam në pjesën e dytë dhe na eci”, tha Reja pas ndeshjes me San Marinon, ku ai përpiqet të justifikojë grupin me natyrë të karakterit teknik, por e lë jashtë analizës së tij problemin rreal: Formën e dobët të lojtarëve, ndryshimet e shpeshta në formacion (tre skuadra në tri ndeshje të ndryshme), minutazhi i paktë i lojtarëve me ekipet e tyre, mungesa e harmonizimit në skemën e Rejës etj.

Duka: Në mesfushë nuk kemi kualitete

Nuk është vetëm trajneri Reja i shqetësuar dhe që fsheh problemet reale, por edhe kreu i federatës Duka, që më parë thoshte se kemi cilësi shumë të lartë, pranoi për herë të parë se skuadra ka probleme dhe këto probleme mund të dëmtojnë objektivat e përfaqësueses në këto eliminatore. Në fakt, pikët janë brenda pritshmërive duke parë kundërshtarët me të cilët u ndeshën kuqezinjtë, teksa edhe presidenti i Federatës, Armando Duka, nuk mund të ankohet për pikët. Në një intervistë për A2CNN, Duka theksoi se priste më shumë nga loja e ekipit, ndërsa shton se organika ka pak kualitete, sidomos në mesfushë. “Bilanci i pikëve, duke marrë parasysh kundërshtarët (Andorra, Anglia, San Marino), ishte brenda pritshmërive. Ndërsa bilanci i paraqitjes së ekipit nuk ishte pozitiv, në të treja ndeshjet, sidomos në të fundit. Vuajmë për të ndërtuar diçka kundër kundërshtarëve që duhet t’i “zbërthesh”. Kemi pak kualitete, sidomos në mesfushë, kështu që duhet të mendojmë më mirë për të ardhmen. Paraqitja në ndeshjen e fundit është larg pritshmërive tona. Mendoja që do të kishim një lojë më bindëse, akoma më spektakolare ndaj San Marinos. Gjithsesi, në këto ndeshje morëm 6 pikët dhe në futboll ato mbahen mend. Trajneri dhe stafi i tij duhet të mendojnë për miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, para ndeshjeve zyrtare me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i dytë dhe i tretë”, u shpreh Duka.