BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kombëtarja e Basketbollit rikthen shpresën e suksesit ndërkombëtar, të rinjtë po japin efekte pozitive

Kombëtarja e Basketbollit rikthen shpresën e suksesit

Basketbolli po përtërihet dhe po jep sinjale të forta ringritjeje me dinjitet edhe në aktivitetet ndërkombëtare, megjithëse është ende herët për të thënë se ka arritur një nivel konkurrues në rang europian. Sidoqoftë, dy ndeshjet e para në grupin B paraeliminator të Europianit të ardhshëm, përballë Portugalisë dhe Qipros, treguan se përfaqësuesja kuqezi e koshit po prezantohet mjaft mirë dhe është dëshmi se skuadrat kombëtare të moshave po prodhojnë lojtarë cilësorë që janë në gjendje të luajnë si të barabartë e me rezultate pozitive në rang ndërkombëtar. Me Portugalinë skuadra e trajnerit Afrim Bilali luajti shumë mirë dhe “flirtoi” me fitoren deri në fund, por humbi me pak pikë, një humbje që dogji shumë sepse loja e skuadrës ishte më e mirë se e kundërshtarit. Kurse me Qipron të dielën ishte një fitore karakteri dhe një fitore që e fut Shqipërinë në vallen e kualifikimit në raundin tjetër. Më herët Federata Shqiptare e Basketbollit e kishte paralajmëruar mbërritjen e kësaj dite, që do të thotë puna e madhe me moshat dhe sidomos angazhimi i ekipeve kombëtare U-16, U-18 dhe U-20 në garat e ndryshme kualifikuese sollën rezultate me rritjen e një brezi që mund të japë shpresë për një konkurrim ndërkombëtar me dinjitet. Dhe dy ndeshjet e luajtura javën e kaluar e dëshmojnë këtë më së miri. Trajneri Afrim Bilali është treguar optimist dhe ka bërë një punë për t’u përshëndetur, por edhe kapiteni Gerti Shima u tregua entuziast pas fitores me Qipron, duke thënë se pas futbollit, tani edhe basketbolli po tregohet i suksesshëm në rang ndërkombëtar.

Gjendja e grupit, puna me të rinjtë dhe qëndrimi i stafit

Referuar statistikave, në të gjitha kombëtaret e moshave, si tek meshkujt dhe tek femrat, fitoret ishin me pikatore, kurse humbjet ishin deri treshifrore tek vajzat. Por një ndeshje e mirë me Portugalinë, pavarësisht humbjes së pamerituar 62-70, dhe një fitore me Qipron, 71-64, tanimë e bëjnë kombëtaren e meshkujve të shprehet ndryshe jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në deklarata. Për trajnerin e kësaj kombëtareje, Afrim Bilali, Shqipëria do të duhet t’i kishte marrë të dy këto ndeshje të para të raundit paraeliminator të Kampionatit Botëror 2023. “Në asnjë moment – thotë Bilali për “RTSH Sport” – as stafi, por as çunat nuk kanë hequr dorë nga fitorja e ndeshjes dhe nuk është ulur besimi. Në çdo pushim i është thënë që nëse do t’i aplikonim presingun në mbrojtje, sikurse është punuar në dhjetë ditë grumbullim, atëherë kjo ndeshje do të fitohej. Dhe gjithçka erdhi në favorin tonë”. Për kapitenin e kuqezinjve, Gerti Shima, tanimë nuk ka vetëm kombëtare futbolli, por dhe basketbolli me fitoret në arenën ndërkombëtare. “Do të ndalem tek Qipro, sepse është një fitore që basketbolli shqiptar e ka pritur shumë në arenën ndërkombëtare. Pra tani e tutje nuk ka vetëm kombëtare futbolli, por dhe kombëtare basketbolli, e cila di të fitojë në arenën ndërkombëtare”, ka nënvizuar Shima. E nëse kjo kombëtare po jep rezultate për sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, gjithçka është efekt i projektit me përfaqësueset e moshave nisur pesë vjet më parë. “Është një fitore e rëndësishme për të gjithë ne. Kemi nisur një rinovim të kombëtares dhe tanimë kanë mbërritur “dallëndyshet” e para të projektit që FSHB, së bashku me presidentin Ponari ka prezantuar pesë vjet më parë. Një fitore që i shërben të gjithëve për të ardhmen”, ka nënvizuar Llazani. Shqipëria në basketboll për meshkuj kthehet në arenën ndërkombëtare në nëntor, ndërsa më 26 nëntor do të jetë në transfertën bjelloruse, kurse më 29 nëntor do të presë Portugalinë.