BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Sport

Kombëtarja e shqetësuar pas humbjes me anglezët, fitorja detyrim për kuqezinjtë ndaj San Marinos

Kombëtarja e shqetësuar pas humbjes me anglezët, fitorja detyrim

Dueli i së mërkurës ndaj San Marinos pritet të jetë i fundit për këtë fazë në kualifikueset e Kupës së Botës për zonën europiane në grupin I eliminator. Shqipëria do të jetë në transfertë kundër modestëve të San Marinos, kundërshtarët më të dobët në grup dhe ku objektiv është padyshim trepikëshi. Nuk duhet neglizhuar, pasi kështu humbasim imazh dhe pozitë, prandaj edhe trajneri Edi Reja është shfaqur paksa i tensionuar pas ndeshjes me Anglinë, ku strategjia e tij për të dalë i pamundur nga “Air Albania Stadium” dështoi. Tani është e qartë që trajneri Edi Reja do të bëjë ndryshime në formacion, jo vetëm pse është i detyruar nga disa mungesa të rëndësishme dhe dëmtime të lojtarëve, por edhe sepse ndaj San Marinos nevojitet fitorja me çdo kusht dhe tekniku veteran italian ka gjasa t’i kthehet skemës së tij të preferuar, 3-5-2, skemë të cilit ai i beson më shumë për cilësitë që kanë lojtarët e përfaqësueses tonë dhe i mundojnë një dominim të mesfushës dhe mbajtje të ritmit të lartë në sulm.

Shqipëri sulmuese ndaj San Marinos

Shqipëria, edhe pse bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë, nuk ia doli dot të ndalte britanikët që fituan me rezultatin 0-2. Gjithsesi, fushata eliminatore për Katar 2022 vazhdon dhe ndeshja e radhës për kuqezinjtë është të mërkurën ndaj San Marinos në transfertë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edi Reja do të niset ditën e sotme drejt San Marinos ndërsa pasdite do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore. Ndërkohë, edhe dita e nesërme do të ketë një seancë stërvitore, ndërsa do të jetë dhe konferenca për shtyp para sfidës ku do të flasë tekniku italian dhe kapiteni i skuadrës. Sakaq, ndaj San Marinos tre pikët janë me detyrim dhe do të shërbejnë për t’i mbyllur tre ndeshjet me një frymë pozitive ku mund të grumbullohen gjashtë pikë. Ndërkaq, vlen të theksohet se të mërkurën dy ekipet përballen për herë të parë në ndeshje zyrtare, pasi me parë kanë luajtur dy miqësore, të dyja të përfunduara me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë. Duhet thënë se San Marino nuk është një skuadër e vështirë, por as skuadër e lehtë. Ky ekip qëndron vetëm në mbrojtje, me shpresën e marrjes së një rezultati pozitiv. Ata do të parkojnë “autobusin” para portës, për të mbajtur të paprekur rrjetën, kështu që kuqezinjve u del detyrë ta çajnë murin e tyre dhe të sigurojnë trepikëshin e radhës. Në takime të tilla, me kundërshtarë të këtij niveli, është i rëndësishëm rezultati, prandaj duhet që të kalohet në një plan të dytë cilësia e lojës. Edhe trajneri Edi Reja e di që në fund kanë vlerë rezultatet, prandaj do të përpiqet me ekipin të shënojë shpejt, për të mos e çuar skuadrën nën trysni. Që të ndodhë kjo i duhet të zbatojë skema taktike efikase, nga ato që mundësojnë zhbllokimin e shpejtë të rezultatit.

Gjendja e grupit/ Kombëtarja mbërrin e “plagosur” në San Marino

Kombëtarja kuqezi ka udhëtuar ditën e djeshme me dy futbollistë të tjerë më pak drejt San Marinos për ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Botërorit 2022. Kuqezinjtë kanë bërë sot pasdite stërvitje dhe janë nisur drejt vendit fqinj, por me më pak alternativa në dispozicion për trajnerin Reja. Përveç Kumbullës së dëmtuar, me ekipin nuk do të jetë as Klaus Gjasula, i cili është kthyer në Gjermani meqë nuk mund të aktivizohej në këtë sfidë sepse ka arritur numrin e dy kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar. Por përveç tij, është bërë e ditur nga zyra për shtyp se nga grumbullimi është larguar për probleme fizike Florian Kamberi. Sulmuesi është lënë në stol në të dy ndeshjet e javës që sapo u mbyll, por sipas FSHF, ka pësuar një dëmtim që nuk do të rikuperojë në kohë, ndaj është parë e arsyeshme që ai të kthehet përsëri në klubin e tij. Ndërkaq, mbetet ende në dyshim prania e Odise Roshit, i cili po mundohet që të rikuperohet për duelin në fjalë, që të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Roshi luajti pak minuta ndaj Andorrës por në ndeshjen ndaj Anglisë ishte në tribunë për shkak të problemeve muskulore që kishte.