Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kombëtarja është gati për një trajner shqiptar”, Duka: Ju tregoj çfarë do i propozojmë Rejës

Postuar: 19/11/2019 - 07:19

Presidenti Armando Duka foli për këtë edicion të Kombëtares në eliminatoret e Europianit, si dhe për vendin e katërt në grup të Shqipërisë.

Duka tha:

“Në fakt nuk i kam lexuar deklaratat e Rejës, nuk kam biseduar as sot me të. Para ndeshjeve, e kam thënë se asgjë nuk është perfekte. Nuk mund ta kërkojmë as te Reja. Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht. Nuk dua të ngurroj të them, se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, te para dy ndeshjet. Do ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale. Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejën, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi, dhe të gjykosh më pas me ftohtësi. Humbja mbrëmë nuk ka të njëjtën peshë me barazimin me Andorrën. Duke pasur parasysh mbështetjen në stadiumin e ri, mendova ndonjë rezultat pozitiv, por nuk ndodhi ashtu. Unë përveçse jam tifoz, kam edhe përgjegjësinë e drejtimit të Federatës. Gri bëhet çdo tifoz pas një rezultati negativ. Tek unë, ai zhgënjim është dopio, dhe bëhem dopio gri. Ata që e ndjejnë futbollin janë në të njëjtën situatë. Nuk vendos, sepse deri dje kemi qenë një palë. Tani jemi dy palë, pasi atij i ka mbaruar kontrata. Do ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive, dhe do i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajmi ky.”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 23:38

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Postuar: 13/12/2019 - 23:26

19 mijë e 31 tifozë sot ndoqën derbin e kryeqytetit nga shkallët e “Air Albania Stadium&rdq

Postuar: 13/12/2019 - 22:22

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi ka komentuar fitoren e Tiranës në derbin e sotëm.

Postuar: 13/12/2019 - 21:02

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air

Postuar: 13/12/2019 - 20:11

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me një moment emocionues kur para ndeshjes në fushë

Postuar: 13/12/2019 - 20:02

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Pa

Postuar: 13/12/2019 - 19:21

Tirana dhe Partizani po luajnë për herë të parë në “Air Albania”.Tirana ka shënuar në