BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Kombëtarja mund të pësojë ndryshime para startit të Europianit, Italia ndjek ecurinë e kuqezinjve

Kombëtarja mund të pësojë ndryshime para startit të

Italia është shumë e interesuar për gjendjen e Kombëtares Kuqezi, pasi do ta ketë rivalen e parë në grupin B në kuadër të fazës finale të Europianit. Në grupin B bën pjesë edhe Spanja dhe Kroacia, të cilat janë skuadra shumë të forta dhe natyrisht shihet si favorite për të fituar trofeun. Siç shihet, Shqipëria ndodhet në një grup “ferri” me rivalë shumë të fortë, me ekipe që kanë shumë cilësi dhe përvojë në gara të tilla, ndaj për kuqezinjtë do të jetë i vështirë objektivi për të kaluar grupin. Por shqiptarët kanë avantazh entuziazmin e tyre dhe mbështetjen e madhe nga tifozeria, e cila dëshmohet çdo herë që luan përfaqësuesja me numrin e madh të tifozëve që e shoqërojnë ekipin kudo, madje duke qenë dominues edhe ndaj tifozerive vendase. Italia do të jetë kundërshtari i parë për kuqezinjtë, një provë e fortë për tanët në Europian dhe një ndeshje ku varet shumë fati i kuqezinjve në Gjermani-2024. Një rezultat pozitiv në atë ndeshje mund të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim të mundshëm, në të kundërt bien përfundimisht shpresat. Por sikurse tanët mendojnë për Europianin, duket se edhe vetë “axurrët” po mbajnë shënime nga performanca e Shqipërisë. Në të dy ndeshjet ata kanë ndjekur ekipin tonë dhe trajneri Spaleti do të shohë edhe videot me ndeshjet e Kombëtares tonë. E gjitha kjo për të matur forcën e kuqezinjve para se të luhet ndeshja zyrtare më 16 qershor. Siç dihet, edhe Italia ka problemet e saj. Skuadra axurre vuan mungesën e një bomberi të mirëfilltë, disa mangësi organizative dhe probleme me formën e lojtarëve, pasi ka dëmtime, por edhe lojtarë që nuk kanë formë të mirë sportive.

Miqësoret si test vlejnë, por rezultati zhgënjyes

Miqësoret që Shqipëria luajti këtë muaj ndaj Kilit dhe Suedisë vlejnë shumë në aspektin që trajneri mban shënime dhe sheh parametrat e lojtarëve. Por rezultatet e këtyre dy miqësoreve ishin zhgënjyese, sidomos humbja me Kilin 3-0, një rezultat që hodhi pikëpyetje të mëdha. Loja u përmirësua ndjeshëm në duelin me Suedinë, ku skuadra bëri performancë të mirë, por sërish humbi, 1-0, duke mos ia dalë në këto ditë provimesh të marrë ndonjë vlerësim cilësor, pasi pësoi 4 gola e nuk shënoi asnjë, por mund të thuhet se disa mësime trajneri Silvinjo i ka nxjerrë. Ndoshta tekniku brazilian e ka kuptuar se Broja duhet të jetë zgjedhje e parë në sulm dhe se Muçi, Muçolli e ndonjë tjetër nuk mund të ftohen thjesht sa për numër. Asani vijon të jetë pikë reference, por në miqësoret e fundit trajneri duhet të ketë kuptuar se duhen edhe alternativa. E njëjta gjë vlen për mbrojtësit, ku Kumbullës nuk iu dha minutazh, edhe pse ai ka nevojë për aktivizim.

Kontigjenti

Trajneri Silvinjo do të shfrytëzojë kohën e mbetur deri në qershor për të parë ecurinë e lojtarëve, për të nxjerrë deduksionet e duhura nga miqësoret e marsit dhe evitimin e atyre mangësive që ekipi shfaqi në këto dy përballje. Por në të njëjtën kohë ai do të ndjekë ecurinë e disa lojtarëve që nuk ishin pjesë e grumbullimit në këto miqësore, si Daku e ndonjë tjetër, apo dhe forma e portierit Berisha, mbrojtësit Kumbulla etj.