BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Kombëtarja po mendon për Europianin, ja kuqezinjtë që spikatën

Kombëtarja po mendon për Europianin, ja kuqezinjtë që

Kombëtarja po mendon për Europianin. Të paktën trajneri Silvinjo është duke menduar për listën me 26 emra që do të zbardhë me shumë gjasë brenda kësaj jave, por edhe me një listë rezervash për ndonjë të papritur. Duhet thënë se trajneri e ka bërë të qartë dhe më herët se lista e miqësoreve të marsit nuk ndikon në listën e Europianit, pasi më shumë ai do të bazohet në formën e lojtarëve në prag të startit të Kampionatit Europian. Gjithsesi, për lojtarë të veçantë ai e ka krijuar tashmë një bindje dhe ata që spikatën në skemën e tij taktike në miqësoret me Kilin dhe Suedinë, do të jenë në listën ne tij. mbetet të shihet lista në ditët në vijim, por për momentin, shumë lojtarë po tregojnë formë të mirë sportive, gjë që e evidentoi edhe paraqitja e tyre në ndeshjet që luajtën në fundjavën që lamë pas. Pak ditë kanë mbetur nga grumbullimi zyrtar i Kombëtares kuqezi në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”, kështu që secili po përpiqet t’i bjerë në sy Silvinjos në mënyrë që ta ketë emrin në listën e të ftuarve për në këtë aktivitet madhor.

Kuqezinjtë që fituan titull, nga Asllani tek Tuci

Fundjava që sapo lamë pas ishte shumë e veçantë për tre futbollistët Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Asllani u kurorëzua kampion i Italisë me Interin duke fituar për herë të parë në karrierën titullin e Serie A. Një sezon fantastik për zikaltrit që dominuan kampionatin dhe me plot meritë fituan titullin e 20-të në histori. Me mesfushorin kuqezi që dha kontributin e tij. Titullin kampion me skuadrën e Spartës së Pragës e siguruan edhe Qazim Laçi e Indrit Tuci. Për Laçin ky ishte sezoni i dytë radhazi që shpallet kampion në Çeki. Sparta fitoi 5-0 në transfertë ndaj Mlada Boleslav në një ndeshje ku mesfushori kuqezi ishte titullar. Në fund festë e madhe për dy lojtarët shqiptarë.

Daku protagonist në Rusi, vjen goli i nëntë

Mirlind Daku sërish protagonist për skuadrën e tij Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në disfatën 3-1 ndaj Spartak Moskë. Ishte minuta e 77′ kur 26-vjeçari nga Gjilani kontrolloi bukur topin në zonë duke iu shmangur mbulimit të mbrojtësit kundërshtar. Dhe me një goditje të fortë mposhti portierin. Ky ishte goli i nëntë në kampionatin rus për Dakun, i cili numëron edhe katër asistime me Rubinin.

Manaj shkëlqen me Sivasporin

Rei Manaj zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë me Sivasporin, që triumfoi në transfertë 3-1. Sulmuesi kuqezi, edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës, ishte vendimtar me një asist në golin e tretë të ekipit turk. Në fund Manaj u vlerësua edhe si më i miri i ndeshjes me notën 8.3 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Ivan Balliu, Naser Aliji, Ylber Ramadani dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë që dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Mario Mitaj, Keidi Bare dhe Ernest Muçi.