BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Kombëtarja U-21, shanset për kualifikim të ekipit të Bushit janë të pakta

Kombëtarja U-21, shanset për kualifikim të ekipit të Bushit

Përfaqësuesja jonë e futbollit të meshkujve e moshës deri në 21 vjeç merr pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2025, në grupin E, por ecuria e deritanishme lë për të dëshiruar, Sepse, pas 7 ndeshjesh ekipi që drejtohet nga trajneri Alban Bushi ndodhet në vend të katërt me 10 pikë, po aq sa Finlanda e vendit të tretë, por nordikët kanë një ndeshje më pak të luajtur. Kuptohet, kryesimin e mbajnë Zvicra dhe Rumania, respektivisht me 14 dhe 13 pikë, që kanë luajtur secila nga 6 takime. Poshtë ekipit tonë ndodhen skuadrat e Malit të Zi dhe Armenisë, që kanë respektivisht 4 dhe 2 pikë, por malazezët kanë luajtur vetëm 5 takime, kurse armenët 8 takime. Dy ndeshjet e fundit të ekipit tonë u luajtën këtu në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, por në këto dy ndeshje përfaqësuesja jonë U-21 mori vetëm një pikë, një barazim pa gola ndaj Finlandës, ndërsa humbi 3-1 përballë Zvicrës U-21. Në të dy ndeshjet loja nuk u ngjit në maksimumin e saj, dhe duhet shtuar se barazimi me Finlandën ishte zhgënjim, pasi është rival direkt për pozitën në renditje. Për më tepër, me finlandezët përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë ka humbur edhe ndeshjen e parë në Helsinki me shifrat e thella 4-1. Në fakt, një fitore me këtë skuadër do ta mbante ekipin tonë më pozita shprese për më tej, pasi ka ende ndeshje të rëndësishme deri në mbyllje të eliminatoreve. Janë edhe tre ndeshje, por siç dihet njëri prej tyre do të luhet pjesërisht, pasi i përket duelit të ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të reshjeve në ballafaqimin me Malin e Zi. Maksimumi i ekipit është të futet në valle nëse i fiton të gjitha ndeshjet, por kjo duket goxha e vështirë, sepse mbetet përplasja me malazezët dhe zviceranët në transfertë. Ndaj shpresat për kualifikim janë të pakta.