
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Kombëtarja vijon përgatitjet në Durrës, grupit i bashkohet Cialleshi, Silvinjo optimist

Shkruar nga Adriatik BALLA 8 Qershor 2023

Kombëtarja do të luajë dy takime të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Europianit “Gjermani-2024”, pikërisht ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë, në përpjekje për të marrë maksimumin dhe mbajtur gjallë objektivin për të shkuar në finalet e këtij aktiviteti. Humbja me Poloninë në ndeshjen e parë e sjell si domosdoshmëri objektivin për 6 pikë në këto ndeshje. Ndaj trajneri Silvinjo dhe i gjithë grupi i grumbulluar në Durrës do të bëjnë maksimumin në përgatitjet e tyre për të siguruar maksimumin e pikëve.
Vjen Cikalleshi, shqetëson vetëm Laçi
Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë. Fillimisht në program është për t’u luajtur ndeshja me Moldavinë më datë 17 qershor dhe më pas ajo ndaj Ishujve Faroe tre ditë më pas. Nga grumbullimi i kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që mediat kanë zbuluar të rejat e fundit nga kampi kuqezinjve. Aktualisht janë 16 lojtarët që gjenden nën urdhrat e trajnerit Silvinjo teksa grupit të trajnerit brazilian i është bashkuar ditën e djeshme sulmuesi Sokol Cikalleshi. Nga ana tjetër vazhdon stërvitjen i diferencuar Qazim Laçi ndërsa në këtë fazë pjesë e grumbullimit janë edhe gjashtë lojtarë të “huazuar” nga Shqipëria U-19. Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar përbëhet nga lojtarë veteranë e më përvojë, por edhe të rinj të talentuar që presin një shans për të marrë minuta me ngjyrat kuqezi.
Gjendja e kuqezinjve me ekipet e tyre
Berat Gjimshiti është kthyer prej kohësh në një lider të prapavijës së Atalantës, ndërkohë që këtë sezon kanë bërë mirë edhe Elseid Hysaj me Lacion, dhe Ardian Ismajli me Empolin. Sezon shumë i mirë edhe për Ivan Balliu në La Liga me Rajo Valekanon. Anësori i djathtë ka zhvilluar 37 ndeshje në kampionatin spanjoll me Rayon. Statistika pozitive edhe për mesfushorët Amir Abrashi (Grashopers), Ylber Ramadani (Aberdin) dhe Kristjan Asllani (Inter). Edhe pse ky i fundit ka përfituar pak minuta aktivizim me skuadrën e Simone Inzagit. Në sulm Myrto Uzuni (Granada), Sokol Cikalleshi (Al-Khaleej) dhe Taulant Seferi (Vorskla Poltava). Uzuni është lojtari më indeksin më të lartë, kjo edhe falë shpalljes golashënuesi më i mirë në La Liga 2. Sulmuesi beratas zhvilloi një super sezon dhe ndihmoi skuadrën e tij të rikthehej në elitën e futbollit spanjoll. Shumë mirë kanë bërë edhe Cikalleshi e Seferi me golat e tyre në Arabinë Saudite dhe Ukrainë.
Lista:
Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Armando Sadiku, Andi Hadroj, Armir Abrashi, Qazim Laçi, Adrian Bajrami, Anis Mehmeti, Frederik Veseli, Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Enea Mihaj, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi. Kujtojmë se në këtë grumbullim rikthehen në dispozicion të kombëtares Keidi Bare, Armando Sadiku, Ernest Muçi, Mario Mitaj dhe Adrian Bajrami. Ndërkohë, nga grumbullimi i kaluar mungojnë Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Ermir Lenjani si dhe Lindon Selahi.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
