BREAKING NEWS

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush është i riu shqiptar që ndihmon perosnat me koronavirus, zyrtari i lartë i bën premtimin e madh: Ti je njëri prej nesh

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush
x

Sport

Kompleksi i Partizanit hyn në fazën finale të ndërtimit, mbulohet tribuna dhe nis gjelbërimi

Kompleksi i Partizanit hyn në fazën finale të ndërtimit,

Partizani do të ketë shumë shpejt “shtëpinë” e tij futbollistike dhe jo vetëm. Kjo pasi kompleksi i madh i klubit që po ndërtohet në Tufinë po shkon drejt përmbylljes, pasi vetë klubi i kuq njoftoi dje nëpërmjet një komunikate se në kompleks ka nisur faza e fundit e punimeve, që nënkupton se për pak javë do të marrë formë përfundimtare një prej komplekseve më të mëdhenj e më të modernë në kryeqytet.

Gazeta “Sot” para pak ditësh solli një material të zgjeruar dhe special për këtë “kryevepër sportive, siç e quajnë në kampin e kuq, ku do të rilindur klubi i Partizanit. Tre fusha me përmasa të standardizuara, ku njëra i përket impiantit që do të presë gati 5 mijë dhe do të jetë ultramodern në aspektin e funksionimit. Me dhjetëra salla dhe hapësira të tjera që do të jenë në shërbim të ekipit, përfshi dhe fushë tenisi, si dhe një hotel me sallë konferencash dhe me muzeumin e klubit brenda tij që shumë shpejt do të jetë në funksionim. Klubi thotë se ka nisur puna pikërisht për zbatimin e detajeve të fundit, që kanë të bëjnë me shtrimin e pajisjeve sanitare e të pajisjeve elektrike e hidraulike, por edhe gjelbërimin e kompleksit. Referuar asaj që shkruhet, duket se Partizani synon ta mbyllë punën në kompleks në pranverë, për ta bërë gati për ndeshjet e fundsezonit. Një ide është që ndeshja e parë të luhet në muajin mars, dhe mund të jetë një ndeshje kupe, ose dhe kampionati, por që do të jetë testuese e fortë për kushtet dhe kapacitetet pritëse të klubit. “Aktualisht po punohet për të përfunduar sistemimet dhe gjelbërimin e pjesës së stadiumit dhe po mbulohet sektori tribunës, ku do pozicionohet grupimi “Guerrils”. Ka përfunduar edhe platforma, që do të bëjë të mundur të hyjnë mjetet e transportit në zonën e parkingut të stadiumit”, sqaron klubi i kuq. Ndërkohë, njoftohet se në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare, ato elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duraluminit. Ky kompleks i financuar nga presidenti i klubit, Gazmend Demi, e që sipas zyrtarëve të kuq shkon deri në 10 mln euro, përbën një prej investimeve më të mëdha private në infrastrukturën sportive në Shqipëri. Një investim i madh, që më pas do të përkthehet në gjenerim të ardhurash, por edhe do të reduktojë shumë shpenzimet klubit që ka aktualisht, nëpërmjet qerave të ndryshme për ekipin e parë dhe moshat.

Suksesi me moshat dhe rivaliteti me Tiranën

E ndërsa vijojnë punimet në kompleksin “Partizani”, i cili ka projektuar grumbullimin brenda tij të të gjithë familjes së madhe sportive të të kuqve, përfshi dhe grupmoshat, dje Partizani i moshës deri në 17 vjeç tregoi se është një bazë e mirë për ekipin e parë në vitit në vijim. Nuk është eufori, por kalkulim korrekt sportiv, pasi skuadrat e moshave jo vetëm prodhojnë lojtarë kualitativë për ekipin e parë, por kanë shërbyer shpesh për të furnizuar edhe skuadra të tjera në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Kështu, Partizani U-17 ka arritur të sigurojë kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën e tyre. Të kuqtë kanë mundur ekipin e “Football Republic” të Redi Jupit me rezultatin 2-1. Ka qenë ekipi i Partizanit, që ka hapur ndeshjen në minutën e 29 me sulmuesin Dezhgiu, i cili nuk është mjaftuar me aq, por ka dyfishuar rezultatin në minutën e 58-të. Djemtë e Jupit janë munduar të reagojnë, por goli ka ardhur vetëm në minutën e 84, me anë të Ahmesulës dhe koha e mbetur nuk ka mjaftuar për të ngushtuar rezultatin. Kështu, ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për të kuqtë, që kualifikohen në finale.

Ata do të ndeshen me fituesit e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Tiranën. Bardheblutë kanë arritur të mundin me lehtësi ekipin e Shënkollit me rezultatin 4-0, duke kaluar kështu në finale. Një ndeshje e dominuar nga lojtarët bardheblu. Dominim i akademisë së tyre në Kupën e Shqipërisë, duke parë se ekipet e të dy grupmoshave, U-17 dhe U-19 kanë kaluar në finalet e eventit. Lëvdata meriton edhe akademia Shënkollit, e cila ka arritur të çojë të dy ekipet në gjysmëfinalet e Kupës, ku ajo e grupmoshës U-19 ka arritur të kalojë në finale.