BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Komplikohet gara për kreun e FSHF, Dukën e Finon i rivalizon një gjyqtar

Komplikohet gara për kreun e FSHF, Dukën e Finon i rivalizon një

Bashkim Fino dhe Armando Duka nuk janë kandidatët e vetëm në garë për kreun e FSHF-së. Dje u regjistrua zyrtarisht në garë dhe një personazh tjetër dhe ai vjen nga bota e futbollit, pasi ka ushtruar profesionin e gjyqtarit për disa kohë në Itali. Kështu, ish-gjyqtari Shpëtim Hala është kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Ai është propozuar nga klubi i Delvinës dhe shoqata e arbitrave. Hala mbahet mend në ambientin sportiv si gjyqtari që hoqi dorë nga profesioni për shkak të racizmit. Ai prej 6 vitesh ishte gjyqtar në Itali duke arbitruar kryesisht në kategoritë inferiore italiane, por që për shkak të racizmit dhe dhunës verbale të ushtruar u detyrua ta lërë atë profesion dhe të rikthehet në Shqipëri duke ushtruar profesionin e gazetarit. Më herët ish-gjyqtari ka bërë kërkesë në federatë për të qenë pjesë e arbitrimit si vëzhgues apo edhe gjyqtar i mirëfilltë, mirëpo nuk është pranuar. Në një intervistë që ai ka dhënë për “Balkanweb”, është shprehur se është më i fortë se dy rivalët e tjerë dhe shpreson që të ketë një garë të ndershme e të drejtë, ku të vlerësohen jo emrat, por platformat e konkurrentëve.

“Unë kam një kontribut modest në futboll, kryesisht si arbitër futbolli në Itali. Kandidimi ishte një iniciativë e imja personale, pasi mendoj që mund të jap diçka në drejtimin e Federatës. Kam patur shumë kontakte gjatë këtyre ditëve me shumë drejtues klubesh. Premtime pa fund. Në bisedë me drejtues e klubit të Delvinës u binda se ishte diçka e përshtatshme. Pranova këtë propozim sikurse edhe mbështetjen e shumë klubeve të tjera dhe të Shoqatës së Arbitrave”, shprehet Hala. Ai pranon se në fillim ishte një propozim i klubit të Elbasanit, por në fund kishte zgjedhur të përfaqësohej me votën e klubit të Delvinës. “Është e vërtetë, por unë pranova që propozimi të ishte nga një ekip si Delvina, sepse jam kandidat për President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo i një qarku të caktuar”, shtoi ai. Hala nuk la jashtë vëmendjes rivalitetin e fortë që do të ketë me Finon e Dukën, duke thënë me eufori se është më i fortë se ata por shpresonte të kishte garë të rregullt. “Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë më i fortë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri.

Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i Federatës. Gara është e hapur. Mediatikisht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar jo emrat. Në rast se respektohen rregullat e lojës do të ketë garë të drejtë. Unë jam pjesë e garës për ndershmëri dhe rregull. Në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë”, vijoi Hala, i cili prej ditës së djeshme është kandidat zyrtar për president të FSHF-së, zgjedhjet për të cilin zhvillohen më 7 shkurt në asamblenë e federatës që zhvillohet në Durrës. Interesant është dhe interpretimi i këtij “kandidati” nga portali “Sportal.al”, që cilësohet shpesh afër FSHF-së dhe Dukës. “Tani më nuk do të kemi një garë dyshe. “Arbitri” është futur mes dyshes Duka-Fino. Jashtë sportit, kjo është një skemë e njohur në Shqipëri. Pothuajse në çdo fushë. Sidomos në politikë. Gjithmonë lind nevoja për një “të tretë” kur përballen dy të fortë. Memorja na çon në duelin Rama-Basha për kreun, jo të futbollit, por atë të kryeqytetit. Garë e “egër” deri në limite. Garës ju bashkua dhe Hysni Milloshi i cili mori pak vota, por më shumë se diferenca midis fituesit dhe humbësit. Nëse nuk do garonte, ato vota do merrnin drejtim tjetër dhe rezultati nuk do ishte i njëjti. E lëmë politikën. Kthehemi te futbolli. Edhe pse ka pak mundësi fitimi, Shpëtim Hala do tentojë kreun e FSHF. Ose të paktën do “dëmtojë” njërin kandidat. Ndodh gjithmonë kështu”, shkruan “sporta.al”./Adriatik BALLA