BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Konkurrenca zbardh skandalet në FSHF, nga abuzimet me të drejtat televizive, te biletat dhe konfliktet e interesit

Konkurrenca zbardh skandalet në FSHF, nga abuzimet me të drejtat

Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur në shkelje Federatën Shqiptare të Futbollit. Parmes një vendimi të publikuar dje, Konkurrenca ka bërë të ditur se ka kryer një hetim të thelluar me temë: Për konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve. AK ka konstatuar: “Abuzim me pozitën dominuese të FSHF si entiteti i vetëm të cilit shteti i ka deleguar të drejtën e organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive sportive, kombëtare e ndërkombëtare në sportin e futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, në drejtim të shitjes së të drejtave të transmetimit televiziv; shitjes së biletave të ndeshjeve të ekipeve kombëtare; sponsorizime dhe reklama. Në vendimin e AK kërkohet nga FSHF që shitja e përbashkët e së drejtës televizive, si një e drejtë ekskluzive në të ardhmen të reduktohet në fushëveprim dhe kohëzgjatjen e ekskluzivitetit, në një periudhe jo më shumë se 3 (tre) vjet, ku të drejtat të jenë të ndara dhe t’u shiten operatorëve të ndryshëm. Sipas FSHF, shtrirja e të drejtës televizive me një fat 7-vjeçar, sikundër është tani, është shkelje konkurrence. Po ashtu FSHF duhet që të ndajë prokurimin e dy kategorive “Kategorinë Superiore” dhe “Kupën e Shqipërisë”, me dallimin në ofertë me paketën A (ndeshjet kryesore, të rëndësishme) dhe B (ndeshjet e tjera), në mënyrë që ato të mos i përkasin një operatori të vetëm, duke siguruar një pjesëmarrje sa më të madhe të operatorëve audioviziv. Një tjetër kërkesë është heqja e ekskluzivitetit në të ardhmen në kontratat e shitjes së të drejtave audiovizive “Highlighte” dhe krijimin e mundësisë për pjesëmarrje sa më të gjerë për operatorët audioviziv.

Abuzimi me fondet

Në raport AK flet dhe për Ligën Profeisoniste. “Gjatë hetimit rezultoi se Liga Profesioniste nuk ekziston. Krijimi i kësaj Lige, me një rol aktiv në negocimin dhe shitjen e të drejtës televizive dhe në transparencën e shpërndarjes së fondeve apo investimeve ndërmjet klubeve, është i nevojshëm për të kufizuar mundësinë që FSHF të abuzojë në pozitën dominuese sipas nenit 9, pika 2, germa (a), duke qenë se është vetë FSHF që përfaqëson interesin kolektiv të klubeve në shitjen e të drejtave audiovizive”, thuhet aty. AK ka kërkuar që në të ardhmen FSHF ta shpërndajë si duhet fondet e ardhura me destinacion të përcaktuar nga UEFA, FIFA etj., në një procedurë transparentë dhe korrekte, në prani të Ligës Profesioniste, në mënyrë që të ruhet konkurrenca e ndershme dhe efektive në treg. Një tjetër kërkesë është detyrimi për zbatimin e një procedure transparente për zgjedhjen e sponsorit kryesor dhe sponsorëve të tjerë, duke mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të ndërmarrjeve në treg. Kjo procedurë të bëhet publik në faqen zyrtare të FSHF

Konflikti i interesit me të drejtat televizive

Autoriteti i Konkurrencës në hetimet e tij ka zbuluar konflikt interesi me shpërndarjen e të drejtave televizive. “Sipas faqes së saj zyrtare, sponsor i FSHF është AMA Caffe (emri zyrtar – New Century). Në këtë shoqëri, Z. A.Z. zotëron 55% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëjtën kohë është edhe aksionar i DIGITALB. Union Bank. Kjo shoqëri sponsorizuese ka lidhje me subjekte te cilët janë aksionarë të DIGITALB. Në shoqërinë Union Bank SHA, Z. E.L. dhe Z. N.L., zotërojnë respektivisht 1.77% të aksioneve, ndërkohë që këta dy individë janë zotërues në mënyrë të drejtpërdrejtë të 35% të aksioneve secili tek shoqëria Union Grup SHA, dhe janë zotërues 42.5% të kuotës së kapitalit secili tek shoqëria Arch Investor SHPK dhe zotërojnë në mënyre indirekte, nëpërmjet shoqërisë Union NET, nga 35% të kapitalit secili të shoqërisë Union Distribution Servis Albania SHPK. Në mënyrë direkte dhe indirekte, Z. E.L. dhe Z. N.L., zotërojnë aksione në shoqërinë DIGITALB SHA dhe UNION BANK SHA”, thuhet në vendim. Më tej theksohet se nga materiali administruar rezulton se ka një ndërlidhje të interesave pasurore të përfaqësuesve ligjore të FSHF me pjesëmarrjen e tyre në aksionet e shoqërisë DIGITALB.