BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

“Konspiracion zikaltër”, “Pirelli” sponsorizon ardhjen e Mesit tek Interi

“Konspiracion zikaltër”, “Pirelli” sponsorizon

Lionel Mesi po mban ditët e fundit një qëndrim “as mish e as peshk”. Kjo ndodh ngaqë ai nuk ka pranuar të firmosë për shpejt rinovimin e kontratës së tij me klubin e Barcelonës. Ky heztim, apo vonesë në rinovim, duket se ka nxitur aludimet për një largim të tij nga “Kamp Nou”, nisur dhe nga ofertat tepër joshëse në adresë të tij nga klubet e mëdha europiane. Në këtë listë të gjatë klubesh që e dëshirojnë është edhe Interi, që me sa duket ka një platformë të gjerë për ta sjellë argjentinasin në Milano. Jo vetëm Lautaro që do t’i kalojë Barçës, por shumë para do të jepen për “Pleshtin” nëse ai do të pranojë. Dhe për këtë duket se ka hyrë garant kompania e famshme “Pirelli”. Në fakt, mediat spanjolle pak ditë më parë e bënë fakt të kryer largimin e Lionel Mesit nga Barcelona në fund të këtij sezoni me yllin argjentinas që nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me blaugranat dhe kërkon të largohet me parametër zero në verën e vitit të ardhshëm. Gjithsesi me disa deklarata të dhëna së fundmi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu theksoi se dëshira e Mesit është një dhe e vetme të mbyllë karrierën me Barcelonën. Por tashmë që gjithçka që është një rebus i vërtetë dhe ato që thuhen për të ardhmen e Mesit, janë kontradiktore, klubet e interesuara për të do ta bëjnë një tentativë dhe një prej ekipeve që interesohen për Mesin është edhe Interi. Klubi zikaltër e ëndërron prej kohësh 6-herë fituesin e Topit të Artë dhe për të bërë të lumtur të gjithë popullin zikaltër duke afruar një prej futbollistëve më të mirë të historisë, presidenti i Interit mund të ndihmohet edhe nga sponsori “Pirelli”. Marko Tronçeti Provera njeriu kyç i “Pirellit” për të plotësuar edhe një nga dëshirat e mëdha të ish-presidentit Moratit, atë për të parë Mesin të mbajë veshur fanellën zikaltër është gati të mbulojë një pjesë të pagës së majme të yllit argjentinas, vetëm e vetëm që Mesi të transferohet te Interi. Ndërkohë, përtej problemeve financiare, Barcelona do të tentojë të bëjë merkato cilësore. Objektivi më i madh është Lautaro Martinez, por ende nuk ka asnjë hap konkret për transferimin e yllit të Interit. Deri ditën e sotme në kontratën e Lautaros ekzistonte një klauzolë, që lejonte largimin e sulmuesit për shifrën e 111 milionë eurove. Kjo shumë nuk është e arritshme në para “CASH” nga Barcelona, prandaj nuk është ndërhyrë të operohet për shlyerjen e klauzolës. Klubi spanjoll do të tentojë të negociojë me Interin, duke përfshirë edhe lojtarë të ekipit blaugrana në operacion. Zikaltrit duan vetëm para në dorë, por këmbëngulja e lojtarit pritet të luajë një rol kyç. Mediet italiane raportojnë se Interi është gati të pranojë 90 milionë euro, plus një lojtar të Barcelonës për të liruar Lautaron nga kontrata. Presidenti Bartomeu do te vazhdojë tratativat për të sjellë sulmuesin në “Camp Nou” dhe drejtuesit janë të bindur se do arrijnë ta sjellin “El Toro” deri në tetor, kur edhe mbyllet merkato. Me atë që po ndodh me futbollin në Europë pas pandemisë, gjithçka është e mundur.