BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Konte elozhe Interit për titullin, por e ardhmja e tij në krye të zikaltërve e paqartë

Konte elozhe Interit për titullin, por e ardhmja e tij në krye të

Interi e fitoi titullin kampion në Serie A, duke i dhënë fund dominimit 9-vjeçar të Juventusit. Ishte një sukses i merituar për zikaltrit, por edhe për trajnerin Antonio Konte, të cilët përfunduan në mënyrën më të mirë një sezon të nisur jo dhe aq mirë. Pra, Interi u rikthye të triumfojë në kampionat plot 11 vite pas tripletës së famshme me Murinjon dhe e bëri këtë 4 javë para fundit të Serisë A, ndërsa Antonio Konte zgjodhi një lidhje direkte në “Rai 2” për të ndarë emocionet e para të këtij suksesi. Tekniku zikaltër pranoi se ndonëse është titulli i pestë që fiton në karrierë, ky me Interin është më i veçanti për rrethanat si ka ardhur, teksa shprehet i lumtur që do të kalojë një fund sezoni të qetë. “Jemi shumë të kënaqur për këtë arritje, për vete dhe për tifozët tanë, ndaj do të jemi më të relaksuar këtë fund sezoni. Në aspektin personal ishte një arritje e jashtëzakonshme, pasi pranova të vij te Interi në një moment të komplikuar dhe për më tepër, në rivalin kryesor të Juves, ku unë kam kaluar shumë vite karrierë si futbollist e trajner. Hasa në situata shumë të vështira, por pranova sfidën dhe punova me përulësi, ndaj mundi u shpërblye”, tha Konte. Ky ka qenë një sezon mjaft i komplikuar për zikaltrit, pasi verën e kaluar presidenti Zhang njoftoi për pezullimin e projektit të nisur, ndërsa lojtarët kanë ende rroga të pa marra, megjithatë Konte evidenton një tjetër moment si pikë kthese. “Mendoj se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte edhe pika e kthesës. Aty pati shumë kritika, disa edhe të padrejta, por djemtë ia dolën t’i kthejnë në burim force dhe karikimi për të bërë mirë. Nuk ishte aspak e lehtë, por këta djem i treguan të zotë për t’u shndërruar në një grup kompakt”, u shpreh trajneri zikaltër. Në një sukses meritë kanë të gjithë dhe këtë e thekson edhe Konte, që nuk veçon asnjë nga të tijtë, ndërsa për të ardhmen pranon se gjithçka do të diskutohet në momentin e duhur me drejtuesit e skuadrës. “Do të ishte e padrejtë që të veçoja emra në një moment feste, edhe për faktin që në një rrugëtim të gjatë drejt suksesit, të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre. Sa i përket të ardhmes, do të kemi mundësi të flasim në fund të sezonit. Tani të festojmë këtë arritje dhe të respektojmë kampionatin, pasi ka ende edhe 4 ndeshje”, u shpreh Konte. Ndërkohë, mesfushori Arturo Vidal ishte një përforcim i rëndësishëm për Interin në fillimin e këtij sezoni, teksa trajneri Antonio Konte këmbëngulte për kilenin, duke pasur besimin se eksperienca e tij do të ishte e rëndësishme. Por, përveç kontributit në fushë, Vidal duket se i ka sjellë edhe fat Interit, pasi mesfushori sa i përket titujve në kampionatet kombëtare ku ka luajtur ka fituar në nëntë nga dhjetë raste. Gjithçka ka nisur me Juventusin në vitin 2011, aty ku Vidal fitoi katër herë titullin, ndërsa vazhdoi më pas nga 2015 deri në vitin 2018, ku u shpall kampion tre herë me Bajern Mynih. Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Vidal i bashkohet Barcelonës dhe në 2019 fiton La Ligën. I vetmi sezon “bosh” i Vidal është viti 2020 ku nuk përsëriti suksesin me Barcelonën. Megjithatë, pas një viti tashmë Vidal ka fituar një tjetër titull, pikërisht këtë me Interin, i nënti në dhjetë kampionatet e fundit mes Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës.