BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Konte: Interi i motivuar në derbin me Milanin, si trajner do të doja një ditë më shumë përgatitje

Konte: Interi i motivuar në derbin me Milanin, si trajner do të doja

Tekniku i njohur ndihet optimist për arritjen e maksimumit, vlerëson lart progresin e Milanit, por beson se zikaltrit mund a fitojnë derbin e Madoninës

Antonio Konte ka dalë në konferencë ditën e sotme, duke qenë se nesër luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Tekniku zikaltërve shprehet se do të kishte preferuar të kishte edhe një ditë më shumë në dispozicion, ndërsa në vazhdim thekson se Eriksen po luan mirë dhe se do të ketë mundësitë e tij me Interin. “Duam të bëjmë mirë në çdo ndeshje dhe se çdo fitore vlen tre pikë. Derbi ka vështirësi më të mëdha, përballemi me një Milan që po vazhdon formën e mirë të fundit të sezonit të kaluar. Është një tjetër skuadër e fortë si Lacio, por ne duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, u shpreh Konte. Duhet thënë se ai foli edhe për vështirësinë e përgatitjes së ndeshjes, një sfidë ku nuk vlejnë as emrat e as historia. Derbi është derbi dhe Konte e ka të qartë këtë, prandaj ka parasysh detajet që mund ta vendosin takimin në favorin e zikaltërve. “Nëse do të kisha mundësinë për të zgjedhur, do të kisha preferuar të kisha një ditë më shumë në dispozicion. E dimë që janë kalendarët për t’u respektuar, ashtu si edhe ndeshjet e kombëtareve dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të adaptohemi dhe ta respektojmë këtë. Kështu, ndeshjen do ta përgatisim sot mes video-analizave dhe punës taktike, pa sforcuar shumë lojtarët që sapo kanë ardhur”, nënvizoi më tej trajneri Konte. Ai nuk la jashtë vëmendjes as sulmuesin Aleksis Sançez, i cili mund të luajë por edhe mund të mos luajë si pasojë e një dëmtimi të lehtë. “Ka një lodhje muskulore, sot do të bëjmë vlerësimet duke e pasur shumë në vëmendje. Duhet të luajmë shtatë ndeshje në tre javë dhe nëse do të jetë në dispozicion nesër është sepse do të ketë garanci, duke marrë edhe ai përgjegjësinë. Përndryshe, preferoj të pres ndeshjen tjetër, por për momentin nuk përjashtoj asgjë”, shtoi Konte. E në fund, nuk mungoi komenti i tij as për mesfushorin me tipare sulmuese, uellsianin Erikson, i cili e thumboi dy ditë më parë me përfaqësuesen e tij, kur tha se trajneri i Kombëtares di nte si ta vlerësonte dhe t’i merrte maksimumin. Por Konte ka ruajtur qetësinë edhe në këtë pikë, duke mkoës dashur të krijojë probleme, për më tepër në këtë pragderbi me Milanin, një ndeshje që vlen shumë për pjesën e parë të sezonit. “Po luan pak apo shumë nuk e di. Di që po luan siç duhet në respekt me skuadrën. Mund edhe të gaboj, por jam i lumtur për atë që Eriksen i jep grupit dhe mendoj se edhe ai është i lumtur. Do të ketë hapësira për të, ashtu si edhe për të tjerët. Do të jetë një sezoni gjatë”, përfundoi Konte. Duhet theksuar se derbi Inter-Milan është nga më pikantët në Europë. Edhe pse skuadrat gjatë këtyre viteve nuk kanë qenë në majën e futbollit europian për klube, për shkak të zhvillimeve të brendshme, ata ruajnë një staturë të madhe në futbollin italian dhe atë kontinental. Ky do të jetë derbi i parë sezonal midis tyre për edicionin e ri. Shanset më të mëdha për fitore i ka Interi, nisur nga potenca e grupit, e cila bazohet në kualitetet që disponon. Plus që Konte ëhstë mjeshtër i rezultateve.