BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Konte përgatit Interin për të fituar sot titullin kampion në Serie A

Konte përgatit Interin për të fituar sot titullin kampion në

Juventusi nuk do të jetë kampion këtë sezon, kjo është mëse e sigurt. Sepse ka skuadra të tjera që po paraqiten më mirë në kampionatin italian dhe është fakt që ekipe si Milan dhe Atalata kanë bërë më mirë sesa juventinët. Por është një tjetër skuadër që po shkon drejt titullit në Itali,. Kur kanë mbetur edhe 5 xhiro nga fundit, një kombinacion rezultatesh këtë fundjavë mund të sjellin titullin e parakohshëm për Interin. Sepse zikaltrit kanë pasur një ecuri të shkëlqyer dhe janë shkëputur mjaftueshëm në kryesim për ta prekur që këtë të shtunë titullin në kampionatin e Serisë A italiane. Pra, Interi “fluturon” drejt titullit kampion. Këtë shtunë, me një kombinim rezultatesh, që nuk janë shumë të mundshme, mund të festojë matematikisht “Scudetton”. Por para se të shohë këtë kombinim, duhet të fitojë ndaj Krotones. Gjatë konferencës për shtyp një ditë para sfidës, Antonio Konte dha opinionin e tij për sfidën ndaj kalabrezëve, duke u përpjekur t’u ngulë djemve idenë e mentalitetit fitues, pra që të mos hyjnë në Aventura. “Djemtë e dinë që ne duhet të bëjmë Interin, nëse mendojmë të bëjmë diçka ndryshe, do të ketë surpriza të këqija. Duhet të kemi respekt për Krotonen. Ata do të jenë shumë të motivuar, do të luajnë kundër të parëve në renditje. Duhet vendosmëri dhe grintë. Duam të shpërblehemi për djersën dhe netët pa gjumë. Të gjithë këtu, në Pinetina, e dinë se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë, nga lojtarët te punonjësit e klubit”, theksoi trajneri zikaltër. Antonio Konte foli shkurtimisht edhe për vizitën e presidentit Steven Zhang, i cili ka munguar për një kohë të gjatë. “Me presidentin patëm një përshëndetje të thjeshtë, ai gjithashtu përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat. Ai e di shumë mirë që ne ende nuk kemi fituar asgjë”, shtoi ai. Trajneri i Interit nuk duket i shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve të tij. “Lodhja ashtu siç ndikon për ne, ndikon edhe për të tjerët. Ne jemi gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe historike për klubin. Nuk mendoj se duhet të merremi me lodhjen. Nëse dikush është i lodhur, duhet të më thotë, që ulet në stol. A ishte fitorja ndaj Juves pika e kthimit të sezonit? Mendoj se ka pasur disa pika kyçe këtë sezon, nuk është një ndeshje e vetme. Një moment tjetër vendimtar ishte kur arritëm kreun për herë të parë”, përfundoi Konte. Kujtojmë që Serie A italiane e këtij edicioni ka dhuruar shumë emocione si pasojë e rivalitetit për kreun. Në pjesën e parë të edicionit ishte Milani më lart dhe udhëhoqi garën, por më pas doli në skenë Interi i trajnerit Konte që e dominoi garën, u tregua më i qëndrueshëm në lojë dhe rezultate dhe po shkon drejt një titulli të merituar. Për trajnerin Konte nuk do të ishte titulli i parë si teknik, pasi këtë emocion ai e ka provuar vite më parë edhe me Juventusin, ndërkohë që është një prej trajnerëve më të mirë në botë aktualisht.