BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Sport

Konte pranë largimit nga Interi: Rezultatet meritë e imja dhe lojtarëve, klubi na braktisi

Konte pranë largimit nga Interi: Rezultatet meritë e imja dhe

Interi e mbylli kampionatin italian në vendin e dytë me 82 pikë, një më pak se Juventusi që zuri vendin e parë me 83 pikë. Ishte një arritje e madhe e Interit dhe trajnerit Antonio Konte, të cilët rivalizuan dhëmbë për dhëmb me Juventusin, një skuadër që lakmon titullin në Champions League. Natyrisht, kjo nuk është e lehtë, përkundrazi, shumë e vështirë në kushtet ku ka operuar Interi. Dhe këtë direkt dhe indirekt e ka shprehur edhe trajneri Antonio Konte, që në daljen e fundit për mediat hoqi “dorashkat” dhe akuzoi klubin se e kishte braktisur ekipin dhe se trajneri e lojtarët e kishin përballuar të vetëm presionin e garës dhe se klubi i kishte lënë në baltë. Për këtë arsye Konte e cilësoi suksesin si vend i dytë meritë të tij dhe lojtarëve por jo të Interit. Në fakt, Interi e mbylli kampionatin me fitore dhe përfundoi i dyti në renditje, por në fund të ndeshjes së luajtur kundër Atalantës Antonio Konte dha mesazhe të rëndësishme për klubin. Në mikrofonat e “DAZN”, trajneri i zikaltërve nxori në pah të gjitha dyshimet e tij për të ardhmen. “Fillimi i një cikli tek Interi? Shikoni, ishte një vit shumë i vështirë për mua. Edhe personalisht. Do të bëjmë të gjitha vlerësimet për vitin e ardhshëm. Unë e di çfarë kam bërë për të marrë Lukakun, më besoni për këto që po them. Nuk ishte një shëtitje. Tani do të japim më të mirën për Europa League, atëherë do të bëjmë vlerësimet në përgjithësi, jo vetëm ato teknike”. I drejtpërdrejtë Konte me kritikat ndaj drejtuesve, për disa situata të pakëndshme të krijuara gjatë sezonit. “Puna e lojtarëve dhe imja nuk është vlerësuar. Kam parë sulme ndaj meje dhe Interit dhe nuk jam mbrojtur nga klubi. E kuptoj gjithashtu se kur je i dobët është e vështirë të mbrosh ekipin dhe trajnerin. Këto 82 pikë i meritojmë ne, unë dhe futbollistët”, theksoi ai. Tekniku nga Salento hyn më në detaje në kritikat e tij ndaj drejtuesve më të lartë. “Kur dëshiron të zhdukësh hendekun që ke me Juventusin duhet të jesh i fortë në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj. Nuk ka nevojë të flasësh me presidentin. Presidenti është në Kinë. Kur njerëzit marrin një përgjegjësi, duhet të përmbushin detyrën dhe kjo nuk ka ndodhur tek Interi. Kur unë dhe lojtarët jemi sulmuar, kemi pasur zero mbrojtje nga klubi.” Konte i vë në dukje të gjitha problemet që ai pati në sezonin e tij të parë tek Interi dhe i dërgon një mesazh të qartë kupolës drejtuese. “Më treguan një intervistë të Spaletit të vitit 2017. Ai fliste për gjëra shumë serioze. Jemi në vitin 2020, është akoma e njëjta situatë. Po rritemi në fushë e duhet të ndodhë e njëjta jashtë saj. Duhet të shohim nëse pronari e kupton këtë. Unë kam ide të qarta dhe kam një vizion, e kuptoj rrugën që duhet të bëjmë. Nuk e kam fjalën për merkaton, nuk hyn farë në këto që po them. Nuk më pëlqeu asgjë nga ajo që ndodhi në këtë vit. Mund të bëjë rrufepritësen në sezonin e parë, por në të dytin … Unë tregoj fytyrën time para të gjithëve. Deri në një pikë caktuar, askush nuk është budalla”, nënvizoi më tej trajneri Konte.