Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konte sfidon Barcelonën: Çelsi ka forcën e duhur për ta eliminuar

Postuar: 20/02/2018 - 08:32

Liga e Kampioneve do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë, me dy duele, për të vijuar të mërkurën me dy duele të tjera që do të plotësojnë xhiron e parë të 1/8 e finales së këtij aktiviteti. Kryendeshja e ditës së sotme është ajo midis Çelsit dhe Barcelonës, një takim që starton në orën 20:45. Kemi të bëjmë me një superduel që do të thotë shumë për ecurinë e të dyja skuadrave në këtë edicion. Për momentin si Çelsi ashtu dhe Barcelona po kalojnë një formë të mirë dhe trajnerët respektivë, Ernesto Valverde i Barcelonës dhe Antonio Konte i Çelsit janë optimistë për fitore. Anglezët do të shfrytëzojnë efektin fushë për të marrtë rezultat maksimal në këtë duel të parë, të bindur se në kthim, pra duelin e kthimit në “Kamp Nou”, nuk do të kenë asnjë shans. Trajneri italian i Çelsit, Antonio Konte, theksoi për mediat se skuadra e tij ndihej e motivuar dhe e gatshme të përballje me Barcelonën në çdo plan dhe, pa ua hequr meritat lojtarëve kualitativë të Barcelonës, kujtoi se Çelsi do të futet në fushë për të marrë fitoren. Në konferencën për shtyp Konte kujtoi se Barcelona është një skuadër shumë e fortë dhe shorti nuk ka qenë aspak i lehtë për ekipin e tij, por ai shfaqi bindjen se si çdo skuadër, edhe Barcelona ka mangësitë dhe dobësitë e saj. “Në kundërsulm katalanasit goditen lehtë dhe nëse i mban larg zonës atëherë mund të merret rezultat i mirë. Ne kemi punuar për këtë ndeshje dhe jam i bindur se Çelsi mund ta fitojë takimin. Është një ndeshje e hapur sigurisht, por ne do të shfrytëzojmë avantazhet tona për të marrë maksimumin, sepse ky është shansi ynë dhe mundësia jonë më e madhe për ta eliminuar Barcelonën”, u shpreh Konte. Në krah të tij ka dalë edhe mesfushori dhe njëherësh ylli i skuadrës së Çelsit, Eden Hazard, i cili kujtoi për mediat angleze se në prag të këtij dueli me katalanasit skuadra e Çelsit ishte e bashkuar dhe të gjithë ishin duke respektuar vendimet e trajnerit. Ai  i dha besim trajnerit Konte për këtë duel, ndërsa sytë e të gjithëve në mbarë botën do të jenë te Hazard dhe Mesi, si yjet e skuadrave respektive në fushën e lojës. Të dy kanë kualitete, enë forma të ndryshme por me talent të madh, kështu që Hazard dhe Mesi do të kenë një duel të fortë midis tyre sot në mbrëmje për lojtarin më të mirë të ndeshjes. “Ne jemi në formë dhe po presim të qetë të luajmë kundër Barçës. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por unë kam besimin se Çelsi di ta fitojë këtë përballje. Ne jemi në krah të trajnerit dhe shpresojmë të marrim më të mirën. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Hazard. Ndërkohë, në kampin katalanas ka pak tension që lidhet me transfertën, por trajneri Valverde dhe sidomos ylli i skuadrës Mesi, u shfaqën të qetë, madje argjentinasi nuk humbi rastin të bënte foto me fansat e tij në Londër, ku ndërmjet shumë të tjerëve spikati foto që ai bëri me familjen Lineker, pra me Geri Lineker dhe katër djemtë e tij. /Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 16:18

UEFA ka bërë disa ndryshime me kompeticionin me të madh futbollistik të klubeve, Champions League.Tashmë ndeshjet që do të luhen do të jenë në dy orare, në 18:55 dhe në 21:00 ndryshe nga sa fillonin sezonet e kaluara

Postuar: 18/09/2018 - 07:33

Atletiko e Madridit ishte fituese e UEFA Europa League sezonin e kaluar, një sukses jo i vogël pë

Postuar: 18/09/2018 - 07:30

Në Vlorë ka një fitues dhe ai është sërish Skënderbeu.

Postuar: 18/09/2018 - 07:27

Midis trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi, dhe ish-presidentit të Rep

Postuar: 17/09/2018 - 23:04

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe është dëmtuar në ndeshjen e tij debutuese për këtë sezo

Postuar: 17/09/2018 - 22:05

Pas lajmit për lirimin nga burgu të Ermal Hoxhes, bashkëshortja Rezarta Shkurta ka bërë publike n

Postuar: 17/09/2018 - 19:43

Nesër nis faza re e grupeve të kompeticionit më të madh europian, Champions League.UEFA, ka bërë