BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Konte u pret shpresat zikaltërve: Mesi tek Inter është një fantazi, nuk realizohet

Konte u pret shpresat zikaltërve: Mesi tek Inter është një

“Lionel Mesi nuk do të jetë pjesë e Interit dhe gjithçka është shkruar në Itali për këtë çështje është fantazim mediatik”. Kështu thotë trajneri i Interit, Antonio Konte, i cili i ka quajtur ëndërrime të kota thashethemet se kapiteni i Barcelonës Lionel Mesi do t’i bashkohet zikaltërve, edhe pse i mirëpriti ato. E ardhmja e Mesit i ka dominuar ballinat e sezonit 2019/20, midis thashethemeve se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është i gatshëm të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni. Edhe në të kaluarën është përfolur për kalimin e tij në Inter. Por thashethemet janë rritur tani që babai i tij e bleu një shtëpi në Milano këtë javë. Pas fitores së Interit 3:0 kundër Xhenoas të shtunën, Konte u pyet për Mesin. “Po flasim për fantazi futboll këtu, këto gjëra nuk mund të ndodhin në Inter për momentin, për shumë arsye”, tha Konte. “Nuk besoj që ka njeri të çmendur në këtë botë i cili nuk do ta dëshironte Mesin. Por Mesi në Inter është larg, larg, realitetit, bazuar në atë që jemi duke e bërë dhe duke tentuar ta ndërtojmë”, shtoi ai. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, konfirmon interesin e Barcelonës, për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, kurse në lidhje me të ardhmen e Lionel Mesit hedh edhe njëherë tjetër poshtë zërat që flasin për një largim të yllit argjentinas nga blaugranat duke theksuar edhe njëherë tjetër se Mesi dëshiron ta mbyllë karrierën te Barça. “Ne kemi biseduar me Interin, por tani gjithçka është pezull. Fokusi sportiv për momentin është te Champions League, që është shumë pranë”, shprehet Bartomeu për “Mundo Deportivo”, kur pyetet në lidhje me Lautaro Martinez. “Mesi e ka thënë disa herë që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu dhe nuk kam asnjë dyshim që ai do ta rinovojë kontratën. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, sikurse bëj me të gjithë kapitenët”, shprehet presidenti i katalanasve, i cili ende nuk ka marrë vendim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit Kuik Setien. Ndërkohë, është pikërisht Mesi që ka kërkuar që në krye të Barcelonës të vijë trajneri Marcelo Bielsa. 6-herë fituesi i “Topit të Artë” ka kërkuar ndihmën e strategut të mirënjohur argjentinas. Lajmi duhet ende të konfirmohet, megjithatë sipas tabloidit “The Sun”, 33-vjeçari nga Rozario iu ka kërkuar drejtuesve të klubit për t’ia besuar timonin e skuadrës pikërisht trajnerit veteran. 65-vjeçari, që ka lindur pikërisht në qytetin e Rozarios, është një ndër trajnerët më të ditur të botës së futbollit. Argjentinasi i famshëm ka shërbyer si burim frymëzimi për shumë e shumë trajnerë, ku më i spikaturi është Pep Guardiola, që e ka konsideruar Bielsën si trajnerin më të mirë në botë. Siç është bërë e ditur edhe në autobiografinë e argjentinasit në vitin 2006, Guardiola udhëtoi për plot 10.000 kilometra bashkë me shkrimtarin dhe regjisorin spanjoll David Trueba, për të takuar Bielsën në fermën e tij pranë Rozarios, një takim i mundësuar pikërisht pas ndërmjetësimit të Truebas dhe këmbënguljes së gjatë të katalanasit, që aspironte për t’i hyrë botës së trajningut.