BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

Konte i vë kushte vetes për objektivat sezonalë: Totenhemi sfida ime e vërtetë si trajner

Konte i vë kushte vetes për objektivat sezonalë: Totenhemi sfida

Premier League po dëshmon se është një prej kampionateve më spektakolarë të botës, padyshim numri një në Europë. Shumë klube rivalizojnë dhe për trajnerët kjo është gjë e bukur, por edhe me mjaft përgjegjësi. Kështu, tekniku i njohur italian, Antonio Konte, foli sfidën e tij të re në krye të Totenhemit, klub i cili ka rënë shumë poshtë brenda dy viteve, duke kaluar nga finalja e Championsit kundër Liverpulit, te disfata ndaj Muras në Conference League. Ish-trajneri i Interit përsëriti konceptin kryesor që pas nënshkrimit të tij me “Spurs”-at: të gjithë duhet të kuptojnë se ku janë dhe duhet të japin gjithçka për t’u rikthyer në nivel. “Kjo është një sfidë e madhe për mua… më e madhja, sigurisht, po. Po flas për vështirësitë që po kalojmë. E dimë që për momentin niveli i ekipit është mesatar. Ne të gjithë e dimë. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Por kjo nuk mund të bëhet alibi apo justifikim. Duhet ta përballojmë këtë situatë për ta shtyrë veten të përmirësohemi dhe të shikojmë lart. Situata nuk është e lehtë, sepse ju e dini se ka të paktën katër klube më të forta. Jam mësuar të luftoj për të fituar diçka, për të qenë konkurrues”, theksoi Konte. Kur Konte fitoi kampionatin me Çelsi, “Spurs”-at përfunduan të dytët: “Klubi, në vitet e fundit, ka rrëshqitur. Nëse e krahasoj Totenhemin me kohën kur isha te Çelsi, atëherë ishte shumë, shumë konkurrues”. Përmirësimi i shpejtë mund të vijë me ndërhyrjen në merkato, por për Konten “janari është shumë larg”. “Nuk jam trajner që kur marr detyrën them dua këtë apo atë lojtar. Nuk kam shpenzuar shumë para me blerjet me Interin, Çelsin, Juventusin. E di që të përmirësohesh, të jesh konkurrues dhe të luftosh për diçka të rëndësishme, duhet cilësi te lojtarët. Por duhet gjithashtu pak kohë”, theksoi trajneri Konte. Ndërkohë, një tjetër zhvillim vjen nga klubi për një nga lojtarët veteranë të grupit. Kështu, atëherë kur dukej se Hugo Lloris kapiteni i Totenhem do të largohej nga Spurs në fund të këtij sezoni pasi i përfundonte kontrata me klubin londinez që nuk kishte ndërmend të zgjaste bashkëpunimin, është ndezur një spirale që francezi të vazhdojë të qëndrojë te Totenhem për të paktën edhe një sezon. Sipas raportimeve të mediave angleze drejtuesit e Totenhem kanë nisur kontaktet me agjentët e futbollistit dhe në janar mund të hidhet e zeza mbi të bardhë që Lloris të firmosë deri në vitin 2023 me Totenhem. Lloris është pjesë e Totenhem që prej vitit 2012 kur u transferua nga Lion ndërsa në fund të këtij viti do të mbushë 35-vjeç.