BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Sport

Kontrata e Rejës me FSHF do të vazhdojë, Dukën e bindi suksesi në Ligën e Kombeve

Kontrata e Rejës me FSHF do të vazhdojë, Dukën e bindi

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen italiane “Tuttomercatoëeb.com”, ku ka komentuar jo vetëm ndeshjet e kampionatit Europian dhe veçmas fitoren e madhe të përfaqësueses italiane, por është pyetur dhe ndalur edhe në zhvillimet që po ndodhin në ekipin përfaqësues të Shqipërisë që drejtohet nga tekniku veteran italian Edi Reja. Duhet thënë se në ato pak fjali që foli për përfaqësuesen dhe stafin drejtues, Duka e vlerësoi shumë pozitivisht performancën e Rejës dhe la të kuptuar se trajneri do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares edhe për periudhën në vazhdim pas eliminatoreve të Botërorit Katar-2022. Me pak fjalë, trajneri Edi Reja mund të qëndrojë në krye të Kombëtares edhe për eliminatoret e Euro-2024, ku ambiciet e përfaqësueses kuqezi janë për t’u kualifikuar në fazën finale. Duket se ka qenë suksesi në Ligën e Kombeve që e kanë bindur Dukën t’i besojë teknikut veteran italian. “Me trajnerin Reja po bëjmë një punë të mirë nga të itha anët. Ai po ndihmon shumë jo vetëm me Kombëtaren e madhe, por edhe me ekipet Kombëtare të të rinjve, nga U-15 deri tek U-21. Dua të them se edhe me rezultatet po bëjmë mirë. Arritëm të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, pavarësisht mungesave dhe vështirësive nga Covid-19. Në këtë rrugëtim të ri, e kemi nisur mirë, kemi 6 pikë pas tre ndeshjesh të luajtura, një kundër Anglisë në Tiranë. Duhet të theksoj faktin se shtatori është shumë i rëndësishëm për ne, sepse do të luajmë kundër Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi”, theksoi Duka.

Çështja “Hysaj”, Duka i qartë në mbështetje të Hysajt

Kreu i Federatës Shqiptare të futbollit foli në intervistën e tij për faqen e njohur italiane dhe për çështjen shumë të përfolur të ditëve të fundit, atë në lidhje me mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar, fyer dhe kërcënuar nga tifozët ekstremistë fashistë të Lacios. “Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë. Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lacion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit”, nënvizoi Duka mbi këtë çështje të mprehtë që ka prekur lojtarin shqiptar tek Lacio.

Xhaka tek Roma, për Dukën është e duhura

I pyetur nëse Granit Xhaka mund t’i shërbejë Romës dhe a mund të ndodhë një transferim i tillë, kreu i FSHF-së e vlerësoi lart Xhakën si lojtar dhe tha se ai mund të shkëlqente tek Roma. “Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon”, përfundoi Duka.