BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Kontratë 2+2, Reja konfirmon marrëveshjen me Dukën, kritika italianëve

Kontratë 2+2, Reja konfirmon marrëveshjen me Dukën, kritika

Armand Duka dhe Edi Reja duket se e kanë bërë “pazarin” dhe është gjetur një mirëkuptim që trajneri veteran italian “Edi Reja” të vazhdojë të “qeverisë” ekipin kombëtar të Shqipërisë për të paktën edhe dy vjet të tjera, ndërkohë që me akordin e arritur Reja ka rënë dakord të zgjasë edhe dy vjet të tjera kontratën në rast të një suksesi. Pra katër vjet kontratë për një plak 74-vjeçar, por vetë tekniku nuk pëlqen ta quajë këtë dobësi, pasi dje për mediat italiane është mburrur që është trajner në këtë moshë dhe madje nuk dëshiron të ketë më të vjetër se ai në këtë profesion që të jetë aktiv. Kuptohet, marrëveshja e tij me Dukën duket krejt e pabesueshme, për më tepër që FSHF nuk i kishte propozuar askujt një kontratë katërvjeçare, as ish-sulmuesit të përfaqësueses Besnik Hasi, por ia që ia ka propozuar një plaku që ka hyrë në një moshë jo vetëm madhore, por delikate. E megjithatë, palët kanë pranuar edhe publikisht se kanë rënë dakord dhe do të zgjasin bashkëpunimin, teksa Reja ka avancuar në deklarata, duke i thurur elozhe jo vetëm përfaqësueses kuqezi dhe shqiptarëve në tërësi, por ka derdhur lumë kritikash në mediat italiane për vetë italianët që besojnë aq pak tek teknikët e tyre. Duken çudira, por kjo është e vërteta. Dhe e vërteta thotë se Reja ka pranuar kushtet për të drejtuar përfaqësuesen kuqezi edhe në kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar, e pse jo edhe eliminatoret e Europianit të ardhshëm 2024 dhe nëse e bën ciklin e plotë do të ketë vajtur plot 80-vjeç, një moshë për rekordin “guinness”. Madje me moshën e tij kanë bërë paksa ironi edhe mediat sportive prestigjioze italiane, por dukshëm në profesionalizmin e tyre ata i janë përmbajtur kritereve teknike dhe financiare të marrëveshjes mes palëve, duke vënë në pah energjitë pozitive që nxjerr në pah tekniku veteran i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. “Në vitin 2022 do të jetë 77 vjeç, por mos ia kujtoni. Edi Reja e konsideron moshën thjesht një ndjesi dhe nuk i kushton rëndësi të dhënave në gjendjen civile”. Kështu shkruajnë mediet italiane, më konkretisht “La Lazio siamo noi” (i referohet Radiosei) për rinovimin e kontratës së Edi Rejës me Federatën Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme. Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare nga palët, në Itali janë të sigurt që tekniku italian do të vijojë të jetë në krye të kuqezinjve. Madje trajneri ka dhënë përshtypjet e para për mediumet italiane pas arritjes së marrëveshjes me Dukën, edhe pse firmat në letr nuk janë hedhur ende. “Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt shumë i fortë, me jep shumë entuziazëm. Do të kem mbikëqyrjen e të gjithë lëvizjes futbollistike dhe nëse jam trajneri më i vjetër në drejtimin e një përfaqësueseje, kjo më bën të ndihem mirë,” – deklaron Reja, duke e bërë në njëfarë mënyrë fakt të kryer marrëveshjen e re me Dukën (2+2). I pyetur për objektivat, trajneri 74-vjeçar nuk e përmend Botërorin “Katar 2022”, pasi e ka të qartë se Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të fitojë një nga 13 vendet që janë në dispozicion (në Europë), por beson shumë në kualifikimin në “Euro 2024”. Dhe këtë besim e shfaq edhe në sjelljen e shqiptarëve karshi trajnerit (italian në këtë rast), krejt ndryshe nga vetë italianët që nuk i çmojnë sipas tij teknikët e tyre. “Shqipëria është një vend plot gjallëri, i banuar nga njerëz që kanë konsideratë të lartë për ne, italianët. Ndoshta besojnë më shumë te ne sesa ne për veten tonë”, shtoi më tej tekniku kuqezi. mbetet që palët të firmosin në letër marrëveshjen e arritur, pasi paraprakisht kanë pranuar që kanë rënë dakord. Duka thotë kontratë katërvjeçare, ndërsa Reja e zbut paksa duke thënë 2+2, e me sa duket kjo vijë e hollë ndarëse mund të nxjerrë në pah në momentin e fundit edhe ndasitë që mund të çojnë deri në prishjen e marrëveshjes së arritur. Gjithsesi, pritet të kthehet Duka nga Europa dhe Reja nga Italia, që në zyrat e FSHF-së t’i japin zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje dhe zgjidhja me apo pa marrëveshje do të ndodhë brenda pak ditësh. 

Adriatik BALLA