BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Kontribuan gjatë bojkotit, FSHF me “qarkore të brendshme” për të mos i gjobitur klubet

Kontribuan gjatë bojkotit, FSHF me “qarkore të brendshme”

Vendimet e Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit këtë sezon janë krejt të ndryshëm nga vitet e shkuara. Nëse më parë gjobat milionëshe ishin çdo javë “standard” i penaliteteve për shkelësit e rregullores së veprimtarive sportive dhe të atij që konsiderohet si Kodi i Drejtësisë Sportive, këtë edicion ka vetëm penalitete të dobëta e shpesh asgjë fare, duke menaxhuar garën kryesisht nëpërmjet indikacioneve të vogla të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes. Ka një pakt të fshehtë midis FSHF-së dhe klubeve, që ata (klubet) të mos penalizohen në aspektin financiar, pasi situata me pandeminë ua ka boshatisur arkat dhe klubet po përpiqet vetëm si të shlyejnë lojtarët e të evitojnë shpenzimet e tepërta. Ndonjë gjobë sporadike edhe është dhënë, sa për të justifikuar penalitetet, por është evident fakti se nuk ka gjoba të rënda dhe kjo është pjesë e një “qarkoreje” që ka lëshuar FSHF për funksionarët, që klubet të mos penalizohen rëndë në aspektin financiar, një nismë që të mos çojë klubet në kolaps të plotë ekonomik.

Si ndikoi bojkoti në këtë “lojë” të FSHF?

Në shtator e deri në fund të tetorit nuk pati ndeshje në kampionat, pasi klubet, të organizuar nën siglën e Ligës Profesioniste, bojkotuan kampionatin, madje duke i vendosur qeverisë katër kushte për nisjen e sezonit futbollistik, kushte që kishin të bënin me situatën e rënduar financiare të klubeve dhe ku apelohej tek qeveria të ndërhynte në evitimin e katastrofës dhe falimentimit financiar. Kërkesat e bëra në formë ultimatumi nxisnin një ligj të posaçëm që të ndihmoheshin presidentët e klubeve në aspektin financiar pasi sezoni me pandeminë kishte dikuar negativisht tek të ardhurat. Por qeveria, edhe pse ra dakord të mbështesë sa të mundet futbollin, nuk e pranoi kërcënimin dhe pas një takimi kokë më kokë midis kryeministrit Rama dhe kreut të FSHF-së Duka u mundësua nisja e kampionatit. Pas Ligës profesioniste ishte vetë kreu i federatës Duka, gjë që e dëshmoi koha, pasi ai doli edhe zyrtarisht në mbështetje të tyre e në fakt ishte organizatori i tyre. Klubet e mbështetën të gjitha, një pjesë me dëshirën e tyre e një pjesë nga halli, por ishte hera e parë që klubet e futbollit bëheshin bashkë e të papërçara, ku roli i Dukës ishte mjaft evident. Për t’ua shpërblyer besnikërinë, kreu i federatës ndihmoi disa klube që ishin zënë ngushtë, premtoi terrene atje ku ishte e mundur dhe në tërësi ka mbajtur marrëdhënie të mira me presidentët e klubeve. Mungesa e gjobave të rënda, edhe pse kanë ndodhur episode antisportive të shumta, tregon paktin e Dukës me krerët e klubeve dhe një masë e kreut të federatës që të mos ketë hatërmbetje e në të njëjtën kohë duke dhënë shenja konkrete mbështetjeje për ata që e ndihmuan gjatë bojkotit të vjeshtës së kaluar, bojkot që pati pasoja jo të vogla dhe që i vuajnë ende skuadrat e futbollit (dëmtime të shumta, kalendar i ngjeshur etj).

Arbitrat plot gabime, FSHF me porosi të veçantë

Gabimet e arbitrave që po rezultojnë edhe përcaktues në rezultatet e ndeshjeve kryesore në Kategorinë e Parë, apo dhe në Superiore, sigurisht që kanë marrë edhe vëmendje në FSHF. Kështu, nga sa bëhet e ditur, gjyqtarëve u është tërhequr vëmendja dhe u është kërkuar që të bëjnë kujdes në këto momente delikate të garës. Kujtojmë që kanë qenë të shumta klubet në elitë që kanë pasur pretendime, e madje në bazë të pamjeve dhe videove u janë mohuar të drejtat e tyre, e jo më kot që situata të mos agravojë edhe më shumë, në FSHF u kanë kërkuar gjyqtarëve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të shmangin gabimet. Kujtojmë që klubi i Kukësit, me anë të presidentit Safet Gjici deklaroi edhe zyrtarisht në media se do të bëj një kallëzim penal për gjyqtarin e ndeshjes me Laçin, Klajdi Kola. Kjo duket se ka shtyrë edhe disenjatorët dhe zyrtarët më të lartë të institucionit që drejton futbollin që të marrin situatën në dorë, pasi në sezonet e mëparshme ka pasur edhe raste dhune, nga pakënaqësi arbitrare.