BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Kopjoi testin e gjuhës italiane, Suarez akuzohet për mashtrim, nisin hetimet

Kopjoi testin e gjuhës italiane, Suarez akuzohet për mashtrim, nisin

Guardia di Finanza italiane ka nisur një hetim ndaj Luis Suarezit, i cili akuzohet se kopjoi në provimin për ta marrë nënshtetësinë italiane, i cili i nevojitej për t’iu bashkuar Juventusit nga Barcelona. Autoritetet italiane kanë zbuluar se Suarezi i kishte ditur të gjitha pyetjet që do t’i binin në test dhe e kishte kryer provimin për 30 minuta, edhe pse kohëzgjatja e tij është 2 orë. Gazetar italiane “LA Repubblica” zbulon se janë gjetur parregullsi nga Guardia di Finanza dhe se Zyra e Prokurorit të Peruxhias në provimin të cilit iu nënshtrua javën e kaluar 33-vjeçari. E përditshmja italiane zbulon se sulmuesi i Barcelonës dhe i Uruguait i kishte siguruar paraprakisht përgjigjet në pyetjet që do t’i binin në provim. Juventusi e kishte mbushur numrin e lejuar të lojtarëve joevropianë në skuadër, prandaj Suarezi nuk kishte të drejtë t’i bashkohej atij pa pasur pasaportë italiane. Kampioni italian kishte arritur marrëveshje personale me Suarezin, por ajo dështoi për shkak të vonesave me të cilat përballej ai në marrjen e pasaportës. Suarez ishte në Itali më 19 shtator, kur bëri një udhëtim “blitz” në Peruxhia, iu nënshtrua një testi që zgjati rreth 30 minuta dhe u largua me dëshminë në xhep, por hetimi i Guardia Di Finanza-s zbuloi se rezultati i testit ishte vendosur më herët. Përgjimet e kryera në Itali nxjerrin biseda të kryera nga Stefania Spina, pjesë e Universitetit të Peruxhias, e cila ishte e ngarkuar për përgatitjen e kandidatit dhe organizimin e sesionit të provimit. Spina u thotë anëtarëve të provimit se futbollisti duhet ta marrë testimin, pasi fiton 10 milionë euro në vit dhe nuk mund ta penalizojë mungesa e nivelit B1. “Ai do ta kalojë provimin, sepse një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, nuk mund ta humbësh vetëm se nuk ke nivelin B1 të gjuhës. Ai nuk flet asnjë fjalë dhe nuk bashkon foljet”, u ka thënë ndër të tjera Stefania Spina testuesve të Suarezit. Mediat në Itali kanë gërmuar në arkivën e rrjeteve sociale të kësaj të fundit dhe kanë zbuluar se ajo është një tifoze e zjarrtë e Juventusit dhe ka bërë shpesh statuse për klubin bardhezi, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme e arritjeve të mëdha. Ndërkohë, pasdite foli edhe koloneli i Guardia Di Finanza-s, Selvaxhio Sarri, i cili ka treguar se si ka nisur hetimi dhe detajet që kanë zbuluar, ndërsa ka konfirmuar se vetë futbollisti nuk rrezikon asgjë nga ky rast. “Ne kishim bërë një hetim në universitetin e Perugias në shkurt dhe kishim parë parregullsi të shumta, ndërsa këtë herë u habitëm sesi një futbollist që nuk di asnjë fjalë italisht, pajiset me një certifikatë njohurish mesatare. Nga hetimet rezultoi se përgjigja e testimit ishte hartuar para se futbollisti të jepte provimin. Mund të them se me organizimin e provimit është marrë Juventusi, por të paktën për momentin bardhezinjtë nuk janë nën hetim. Duket më shumë sikur anëtarët e komisionit të provimit janë mahnitur nga një futbollist i famshëm dhe kanë mbyllur një sy. Edhe Suarez nuk rrezikon asgjë, pasi përgjegjës janë anëtarët e komisionit të provimit në universitet, të cilët kanë shkelur parimin e barazisë”, tha Sarri.