BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Korab Llazani: Basketbolli shqiptar do të prezantohet me 7 ekipe në rang ndërkombëtar, vështirësitë janë të mëdha por nuk ndalemi

Korab Llazani: Basketbolli shqiptar do të prezantohet me 7 ekipe në

 Basketbolli mbylli një edicion të ngjeshur me aktivitete dhe me një rivalitet që për herë të parë në shumë vite solli emocion dhe spektakël në sallat sportive, në shumë qytete të vendit. Tek meshkujt diktatin e bënë skuadrat e Durrësit (Teuta fitoi kupën, ndërsa Goga Basket titullin kampion), kurse tek femrat “ligjin” e bënë dy skuadrat e Tiranës (SHKBF Tirana dhe SHBF Tirana), që fituan respektivisht titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Në një vend ku informacioni shpesh deformohet dhe analizat sportive bien në kurthin e portaleve që lindin si kërpudhat pas shiut, vlerë paraqesin qëndrimet dhe analizat zyrtare, për më tepër nga drejtues që janë sprovuar si sportist e trajner në parket. Një ndër ta, Korab Llazani, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, në një intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, analizon sezonin që lamë pas, por edhe pritshmëritë e ekipeve kombëtare në aktivitetet europiane, pa lënë mënjanë debatin e shumëpërfolur të pranisë së lojtarëve të huaj në kampionatin shqiptar, apo dhe propozimet për ndryshimin e formatit të garës me 6 ekipe.

 

-Së shpejti Shqipëria do të presë Europianin (Liga C) e moshave deri në 16-vjeç. Çfarë masash keni marrë për të pritur si duhet këtë veprimtari dhe a janë gati ekipet tona kombëtare në tërësi për garat ndërkombëtare sezonale?

Federata Shqiptare e Basketbollit ka vizionin e saj për përfaqësimin e basketbollit shqiptar në rang ndërkombëtar. Në këtë kuadër, ajo synon një pjesëmarrje intensive në këto veprimtari, me te gjitha kategoritë, meshkuj e femra. Edhe presidenti i FSHB-së, zoti Avni Ponari, e sheh këtë pjesëmarrje si mënyrën e vetme të prezantimit të basketbollit tonë në Europë dhe njëherësh si mënyrën më të mirë integruese të basketbollit tonë në arenën ndërkombëtare. Thënë ndryshe, ne këtë vit do të marrim pjesë me 7 skuadra që përfaqësojnë të gjitha kategoritë.

-Ndjesë për ndërhyrjen, por rezultatet e ekipeve tona në aktivitete të tilla nuk kanë qenë aq premtuese dhe kjo ka një kosto shumë të lartë financiare, si do ta realizoni?

Kjo ka një kosto jo të vogël, përkundrazi, ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një shpenzim shumë të lartë teknik, moral dhe financiar, por siç e thashë më sipër, kjo është rruga e vetme që do të mundësojë rritjen e nivelit të prezantimit të skuadrave shqiptare në aktivitetet ndërkombëtare, veçanërisht të ekipeve kombëtare, qofshin të rritur, qofshin ata të moshave. Në lidhje me rezultatet, unë mund të shtoj se ato nuk na dekurajojnë, as na pengojnë, por duhet të bëjmë maksimumin për t’i përmirësuar, për t’iu afruar sa më shumë nivelit europian, sepse unë besoj se basketbolli në Shqipëri e ka potencialin konkurrues. Për t’ju kthyer pyetjes tuaj të fillimit, mbi Kampionatin Europian U-16 të djemve që do të mbahet në Shqipëri, mund të them se jemi të përkushtuar për të bërë një organizim model. Për këtë qëllim kemi nisur nga puna që në fillim të këtij viti dhe kjo është një veprimtari që do të finalizohet më 23 korrik 2019. Vetë ekipi ynë ka ambiciet e tij në këtë aktivitet dhe besoj se do të bëhet më e mira.

-Lamë pas një sezon mjaft të ngjeshur me veprimtari sportive, me arritjet dhe mangësitë e veta. Kuptohet, në një garë nuk janë të gjithë të kënaqur, nuk mungojnë as polemikat, por përtej kësaj, si do ta përkufizonit sezonin basketbollistik 2018-2019?

Është një prej edicioneve më të klikuar në terma basketbollistike dhe një prej garave më rivalizuese dhe më emocionuese ndër vite. Në të tre veprimtaritë kryesore, që janë kampionati, Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, në të gjitha kategoritë, në të gjitha moshat dhe në të dy gjinitë, por edhe në aspektin teknologjik e organizativ, edicioni që lamë pas ishte ndër garat më të arrira në sportin shqiptar të këtij viti. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të FSHB-së, më lejoni t’ju kujtoj se janë zhvilluar 737 ndeshje, me një mesatare prej 23 ndeshjesh në javë. Kjo punë voluminoze ka kërkuar një koordinim të kujdesshëm që ne si federatë e kemi realizuar. Sa i takon garës në Superligë, skuadrat kanë bërë një performancë cilësore dhe rivalizuese nga fillimi e deri në fund, me një nivel në rritje. Gara për trofetë është luajtur në të gjitha finalet deri në sekondën e fundit. Shumë ndeshje kyçe kanë shkuar në shtesë dhe kjo mbajti të mbërthyer me emocione spektatorët në shkallët e pallateve të sportit dhe vetë aktorët e lojës në parket. Sa u përket trofeve në Superligën e Meshkujve, Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, kurse titullin kampion e fitoi Goga Basket. Por nuk mund të lëmë pa përmendur dhe falënderuar edhe skuadrat e tjera pjesëmarrëse që dhanë kontribut në garë dhe rivalizuan gjatë gjithë sezonit. E veçanta është se trofetë e këtij edicioni në basketbollin e meshkujve u ndanë në mes skuadrave të qytetit të Durrësit, një surprizë e këndshme. Por unë dua të shtoj këtu se një vlerësim dhe falënderim meritojnë edhe skuadrat që luajtën në Kategorinë e Parë meshkuj, për të rritur, ku gara për kreun është shoqëruar edhe me polemika, por ishte pikërisht ky rivalitet dhe këto polemika që ndezën më shumë duelin në renditje në këtë kategori, e ku në fund vendin e parë e zuri Tirana Eagles Basket. Sa i përket basketbollit të femrave, ky ka qenë një prej edicioneve më të luftuar, me një rivalitet sportiv të nivelit të lartë. Kupën e Shqipërisë e fitoi Shoqata e basketbollit të femrave Tirana (SHBF Tirana), titullin kampion e fitoi rivalja e saj, Shoqata e Klubit të Basketbollit të femrave Tirana (SHKBF Tirana), kurse Superkupën e fitoi Flamurtari. Interesante është se pas një kohe të gjatë, trofetë e të dy aktiviteteve sezonale në këtë gjini kthehen në kryeqytet. E parë në tërësi, si tek meshkujt dhe tek femrat, kampionati që lamë pas ishte cilësor dhe i rivalizuar deri në fund.

-Dakord, por basketbolli i femrave në Shqipëri ka problem shtrirjen gjeografike të kufizuar dhe një mangësi që lidhet me numrin e paktë të sportisteve...

Duke qenë të ndjeshëm se në basketbollin e femrave ka një numër më të vogël krahasuar me djemtë, këtë edicion pati një rritje të numrit të lojtareve të huaja në kampionatin tonë. Ato dëshmuan seriozitet, kualitet dhe e bënë garën më cilësore e më konkurruese. Ky është një fakt i pamohueshëm. Madje unë mund të kujtoj, gjithashtu, se një vend të rëndësishëm në veprimtaritë e këtij sezoni, kanë zënë edhe kampionatet e të rinjve dhe të rejave, si dhe të paratërinjve dhe të paratërejave. Për të disatin vit, këto kategori janë përfshirë në sistemin vajtje-ardhje dhe ka një kampionat ku përfshihen skuadra nga i gjithë vendi, me një audiencë të lartë. Ajo që e bën më interesante këtë kategori është pjesëmarrja në veprimtaritë europiane me ekipet përfaqësuese të moshave, që kanë një trend në rritje të rezultateve dhe një performancë që po bëhet e krahasueshme në nivel ndërkombëtar. Kjo ka sjellë rritjen e ndjeshme të interesit dhe një përfshirje të gjerë të të rinjve. Sa u takon fituesve në rang kombëtar, këtë edicion titullin kampion për U-18 djem e fitoi Kamza Basket, kurse për vajzat U-18 fitoi Vllaznia. Ndërsa në kategorinë U-16, si për djem dhe për vajza kampion u shpall Superior Basket.

-Basketbolli, si në shumë disiplina sportive në Shqipëri, ka vështirësitë e tij, por shqetësimin kryesor e paraqet infrastruktura e munguar dhe financat e pamjaftueshme. Mbi këtë prizëm, cili është mendimi juaj për terrenin ku operon sot basketbolli shqiptar?

Pak më sipër unë përmenda punën voluminoze që bëjnë klubet dhe federata për të pasur një basketboll cilësor e me prosperitet. Ka vështirësi, sigurisht, të cilat janë komplekse. Ato fillojnë nga baza, që janë shoqatat anëtare, dhe vazhdojnë deri në nivel të ekipeve kombëtare, me infrastrukturë të munguar dhe financat e munguara për ekipet përfaqësuese. Kemi një vështirësi të jashtëzakonshme me ambientet dhe infrastrukturën sportive. Këto ambiente, edhe pse nuk plotësojnë asnjë kusht dhe standard, mbingarkohen edhe me pagesa te papërballueshme ose vështirësish të mëdha. Për shembull, inaugurohet Salla e Lojërave me dorë “Feti Borova” dhe kryeministri Rama thotë shprehimisht: Kjo do të jetë shtëpia dhe arena e ekipeve kombëtare. Kurse këshilli bashkiak nxjerr vendim dhe ta vë në dipozicion me 100.000 lekë (1 milon lek të vjetër) në ditë, në një kohë që buxheti vjetor i federatës, i akorduar si fond grant nga shteti për FSHB-në është 10 milionë lekë të reja.

-Si mund të zgjidhet kjo çështje?

Pra, vështirësitë janë shumëplanëshe dhe unë mendoj se ka ardhur koha që të hartohen politika shtetërore të posaçme në mbështetje të sportit. Dhe çelësi që e mundëson zgjidhjen e problemit është Ligji për Sponsorizimin. Vetëm në këtë formë do të zgjidhen vështirësitë dhe sporti do të hyjë në rrugën e duhur të zhvillimit.

-Të kthehemi në gjirin e basketbollit. Dy pika të diskutueshme dhe që kanë ngjallur debat në media janë numri i lojtarëve të huaj në radhët e klubeve tona, si dhe formula e garës me 6 ekipe pjesëmarrëse në elitë. Cili është komenti juaj për këto dy fenomene dhe a do të ketë ndryshime në sezonin e ri?

Është e vërtetë që këtë edicion pati një numër të konsiderueshëm lojtarësh të huaj, sidomos krahasuar me vitet e tjera. Mendimet mund të jenë të kundërta, por është fakt që prania e tyre ka rritur cilësinë e garës dhe ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një mendësie të re dhe profesionale. Natyrisht, janë bërë shumë komente dhe propozime, një pjesë ia vlen të dëgjohen e diskutohen, por në asnjë rast nuk na frikësojnë e të kthehemi pas. Ka pasur edhe shqetësime të karakterit “nuk po luajnë vendasit”, por harrojnë se sporti është garë dhe garën e fiton më i miri. Në sport vendi (pozicioni në lojë) meritohet dhe nuk lirohet. Në asnjë rrethanë unë nuk mendoj se është lënë jashtë vëmendjes ndonjë basketbollist cilësor shqiptar. Ka pasur kritika ndaj nesh rreth këtij fenomeni, por më lejoni në mënyrë zyrtare t’ju servir shifrat, ku nga 311 basketbollistë/e të licencuar, 269 janë vendas dhe 42 janë të huaj. Referuar kësaj statistike, vetëm 13.5% janë të huaj dhe kjo shifër nuk është e lartë.

-Kërkohet kufizim numri, ky është dhe propozimi i disa figurave të basketbollit...

Personalisht mendoj se nuk e kemi ende luksin që të vendosim kufizime të kësaj natyre. Mund të vijë dita kur ekuilibrat të jenë ndryshe. Gjithsesi, të gjithë anëtarët e federatës (klubet) e kanë në dorë të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime të mundshme dhe që ta përfshijmë në rregulloren e sezonit të ri. Sa i takon formatit të Superligës, kjo është një formulë që është në fuqi prej disa vitesh. Ka pasur propozime për ta rritur numrin dhe ky propozim ka ardhur me shkrim edhe në asamblenë e dhjetorit të kaluar, por për këtë do të jenë forumet që do të vendosin. Ajo që është e kuptueshme ka të bëjë me dëshirën e të gjithëve që të ketë sa më shumë skuadra dhe sa më shumë garë.

Intervistoi: Adriatik BALLA