BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Sport

Koronavirusi hyn në shtëpinë e Pep Guardiolës, trajneri merr lajmin më të keq të jetës së tij

Koronavirusi hyn në shtëpinë e Pep Guardiolës, trajneri merr

Nëna e Pep Guardiola-s ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Dolors Sala Carrio ndërroi jetë në qytetin e Barcelonës, në moshën 82 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez teksa në rrjetin social Tëitter ka ngushëlluar trajnerin spanjoll.

“Familja e Manchester Cityt shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio. Klubi dërgon ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë”-shkruhet në deklaratën e klubit anglez.

Trajneri spanjoll muajin e fundit dhuroi 1 milion euro për spitalet në Spanjë në mënyrë që të luftohet pandemia e Covid-19.