BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Sport

Koronavirusi ka “mbërthyer” futbollin italian / Shkon në 5 numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19 tek Interi

Koronavirusi ka “mbërthyer” futbollin italian / Shkon në 5

Pas rasteve të shumta te skuadra e Genoa-s, dy lojtarëve te Milani, po ashtu te Napoli, tashmë është skuadra e Interit dhe lojtarët e grumbulluar me Shpresat e Italisë, që janë goditur nga Covid-19.

Pas Bastonit e Skriniar, mëngjesin e të premtes janë konfirmuar sërish pozitivë Gagliardini e Nainggolan, ndërsa është infektuar edhe portieri rumun e skuadrës zikaltër.

Këto raste të reja te skuadra e Interit e kanë vënë seriozisht në pikëpyetje zhvillimin e derbit të Milanit, i cili është parashikuar të zhvillohet më 17 tetor.

Ndërkohë, Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se edhe 2 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë tek ekipi i 21-vjeçarëve të Italisë, i cili është i grumbulluar në Reykjavik, ku ditën e sotme është parashikuar të luhet ndeshje me Islandën.