BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Sport

Koronavirusi nxjerr sportin “jashtë loje”, Olimpiada vitin tjetër, Europiani në “hava”, Champions dhe Europa League mund të anulohen plotësisht

Koronavirusi nxjerr sportin “jashtë loje”, Olimpiada vitin

Aktivitetet më të mëdha sportive të këtij viti u shtynë për një afat të pacaktuar, si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Të gjitha ligat e futbollit në Europë e thuajse në të gjithë botën janë ndërprerë. Edhe aktivitetet sportive të të gjitha disiplinave janë ndërprerë në pritje të “dritës jeshile” për të vijuar me kalendarin, por kjo “dritë jeshile” ka gjasa të vijë vetëm gjatë muajve të verës, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë e kalendarit sportiv europian e botëror të mos zhvillohet për vitin 2020. Përditë e më shumë po dalin në pah mendimet e studiuara të specialistëve që thonë se viti 2020 rrezikon të mos ketë fare sport, për t’u bërë kështu shembull i pangjarë ndonjëherë në historinë njerëzore në të paktën 3000 mijë vjet.

Ishte Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që anuloi zhvillimin e Olimpiadës verore të Tokios, e planifikuar në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit të këtij viti. Në fillim u vendos për shtytjen pa afat, teksa sot u mor vendimi që Olimpiada e Tokios të zhvillohet në verën e vitit 2021. Ky është aktiviteti më i madh sportiv në botë, por për kushtet e pazakonta që krijoi pandemia e koronavirusit, ishte një vendim i drejtë. Sipas vendimit të marrë nga IOC-i, Olimpiada e Tokios do të zhvillohet midis 23 korrikut dhe 8 gushtit 2021, pra brenda 16 ditësh.

Ndërkohë, edhe Kampionati Europian është shtyrë për një afat tjetër. Besohet se ai do të zhvillohet vitin e ardhshëm, në muajin qershor, por vendimet e UEFA-s dhe FIFA-s në këtë priudhë ndryshojnë shpesh, si pasojë e mbylljes së të gjitha veprimtarive sportive dhe ngjeshjes në kalendar që do të krijojë situata me virusin “Covid19” i cili ka dalë jashtë kontrollit.

Europiani është veprimtaria më e madhe sportive e vitit në futboll në rang përfaqësuesesh në kontinent dhe shtyrja e tij do të shembë të gjitha organizimet që kishin bërë vendet e kualifikuara, madje vetë UEFA, teksa ka rënie të interesit edhe në nivel mediatik.

Nuk është vetëm Europiani, por edhe shumë aktivitete të tjera të mëdha të futbollit, si Europa dhe Champions League. Edhe pse UEFA beson se në muajt e verës do të sigurohet një kohë e përshtatshme për zhvillimin e tyre, duket qartë se edhe këto kompeticione mund të shtyhen për një periudhë tjetër më të largët se vera. Kjo pasi koronavirusi është ende në fazë shpërthimi dhe koha e një rikthimi të mundshëm të normalitetit duket ende larg. Nuk përjashtohet mundësia që Champions dhe Europa League për këtë edicion të ndërpriten fare, por kjo do të varet nga ecuria e situatës në javët dhe muajt e ardhshëm.

Përveç futbollit, janë vënë në pikëpyetje shumë veprimtari sportive europiane dhe botërore në të gjitha llojet e sportit si në atletikë, sportet e rënda (boks, mundje, peshëngritje etj), apo dhe në lojërat me dorë (hedboll, basketboll e volejboll), pa harruar edhe sporte të tjera të notit, tenisit, pingpongut etj, që krijojnë grumbullime të tifozerisë. Të vetmet gara sportive që do të mund të zhvillohen gjatë këtij viti janë ato që nuk kërkojnë prezencë tifozësh dhe ku pjesëmarrësit të kenë bërë paraprakisht testin nëse janë apo jo mbartës të Covid19.