BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Koronavirusi prish planet e “France Football”, këtë vit nuk do të jepet “Topi i Artë”

Koronavirusi prish planet e “France Football”, këtë vit

Pandemia e koronavirusit ndërpreu shumë aktivitete të rëndësishme sportive që ishin planifikuar për këtë vit, të tillë si kampionati Europian i futbollit apo dhe Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për vitin tjetër. Natyrisht, përhapja e pandemisë detyroi të ndërpriteshin për një kohë të gjatë edhe ligat kombëtare në pothuajse të gjitha vendet e Europës, ndërkohë që një mori çmimesh individuale dhe ekipore kanë gjasa të mos zhvillohen për këtë vit, pikërisht për shkak se rreziku i infektimit nga virusi i rrezikshëm është evident dhe në nivele të larta. Për herë të parë në shumë vite, sportdashësit nuk do të mund të shijojnë as ceremoninë e dhënies së “Topit të Artë”, një trofe që jepet prej shumë dekadash për lojtarin më të mirë në botë. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski, Mohamed Salah, Virgjil Van Dajk apo dhe Kevin De Bryjn, por edhe Nejmar e Mbape, as nuk do ta kenë mundësinë e kandidimit, pasi procedura për këtë vit është mbyllur, që do të thotë për herë të parë ndër dekada, çmimi për lojtarin më të mirë të vitit në botë (Best Player in the World” nuk do të jepet. Dhe ky informacion është tashmë zyrtar nga organizatori i këtij çmimi.

Sqarimi i “France Football”

Një lajm i tillë trishtues është tanimë zyrtar. “Nuk do të ketë fitues të “Topit të Artë” në vitin 2020 për shkak të gjendjes së shkaktuar në futboll nga pandemia koronavirus, ka njoftuar “France Football”. “France Football”, revista prestigjioze franceze që e ndan këtë çmim, është shprehur me një artikull se nuk do ta ndajë këtë çmim për këtë vit sepse nuk ka pasur kushte mjaftueshëm të drejta për të vendosur se kush e meriton atë. Topi i Artë – çmimi më prestigjioz individual për futbollistë – është ndarë që prej vitit 1956. Fitues i tanishëm i këtij çmimi është Lionel Mesi i Barcelonës, që vitin e kaluar e fitoi atë për herë të gjashtë rekorde në karrierë. Megjithatë, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme në të cilët po jetojmë sot, është vendosur se nuk është e drejtë ta zgjidhet futbollisti më i mirë në botë duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat futbolli është duke u luajtur këtë vit. Kjo nënkupton se Mesi do ta mbajë këtë çmim për edhe 12 muaj të tjerë. Mesi dhe Ronaldo, portugezi i cili e ka fituar atë pesë herë në karrierë, pritej të ishin sërish në garë për këtë çmim këtë vit, por me konkurrencë të fortë nga Robert Levandovski i Bajernit të Munihut dhe Kevin de Bryjn i Mançester Sitit. Por kjo nuk do të ndodhë dhe ata duhet të presin edhe një vjet tjetër për këtë. “France Football” shkroi në uebsajtin e vet: “Në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte të jashtëzakonshme. Për herë të parë në historinë e vet, e cila nisi më 1956, “Topi i Artë” nuk do të ndahet në vitin 2020, për shkak të mungesës së kushteve mjaftueshëm të drejta”. E pra, një herë që Mesi dhe Ronaldo nuk ishin në formë e më të mirët e sezonit, për të tjerët shërbeu koronavirusi për t’ua prishur planet.