BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë
x
BREAKING NEWS

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te
x
BREAKING NEWS

27 Janar 2023

27 Janar 2023
x
BREAKING NEWS

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj
x
BREAKING NEWS

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse
x
BREAKING NEWS

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar?
x
BREAKING NEWS

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare",
x
BREAKING NEWS

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja çfarë i kërkova dje me urgjencë ambasadës amerikane

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja
x

Sport

Kosova ankesë në FIFA për skandalin e serbëve me hartën e Kosovës

Kosova ankesë në FIFA për skandalin e serbëve me hartën

Gjestet antishqiptare dhe paraqitja e hartës së Kosovës me ngjyrat e Serbisë, në Botërorin e Katarit, ka shkaktuar bujë të madhe por njëherësh edhe skandal, aq sa gjesti serb është sulmuar nga vetë institucionet e FIFA-s, e tash së fundmi qeveria botërore e futbollit është vënë nën presion për të shtuar dozën e presionit kundër federatës serbe që të mos përsëriten më tej veprime me sens politik. Kjo e ka shtyrë Kosovën, institucionet e saj, të ankohen në FIFA. Në fakt, para duelit me Brazilin, të cilin e humbi 2:0, në dhomat e zhveshjes së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. “Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së. Sipas FFK-së, futbolli si sporti më i popullarizuar në botë, përçon vlera bashkimi dhe jo përçarjeje, ndërsa ka shtuar se akti agresiv i Serbisë nuk përkon me vlerat e tilla dhe duhet të ndëshkohet. “Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, me respektim maksimal të drejtave të njeriut dhe i pranuar nga shtetet më të fuqishme botërore dhe si e tillë do ta vazhdojë rrugëtimin e saj, pa marrë parasysh provokimet si ky i fundit. Mirëpo, është e papranueshme që ky akt të kalojë në heshtje, prandaj kërkojmë fuqishëm që FIFA të zbatojë në përpikëri rregullat e saj dhe të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë veprim agresiv dhe kundër vlerave që i përçon futbolli”, ka shkruar FFK-ja.

Komiteti Olimpik i Kosovës ankesë për sjelljen e Serbisë

Pas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është ankuar ndaj veprimit të ulët të Serbisë në Kupën e Botës “Katari 2022”. Në njoftimin e KOK-ut, të premten, thuhet se ankesa është dërguar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA. KOK-u, ka thënë se e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës nga Serbia, i cili këtë herë nuk ka ardhur nga tifozët por përfaqësuesja e futbollit dhe atë në Kampionatin Botëror që po luhet në Katar. “Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA”, thuhet në njoftimin e KOK-ut. KOK-u ka shtuar se në koordinim me FFK-në, tashmë ka dërguar ankesën dhe pret reagimin e IOC-së dhe FIFA-s. “Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s”, ka shkruar në njoftim.