Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosova na sfidon edhe me kampionat, i mori më të mirët e Superligës shqiptare

Postuar: 12/09/2019 - 07:23

Kosova ka një numër të madh futbollistësh që luajnë në kampionatet e huaja dhe është ky kontigjent që po mban sot tri përfaqësuese në nivele të larta, sidomos Zvicrën, me lojtarë të tillë si Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Ajeti e ndonjë tjetër, ndërkohë që po me lojtarë kosovarë është e mbushur edhe përfaqësuesja e Shqipërisë. Vetë Kosova ka një “ushtri” të saj në kombëtare dhe po përjeton një ëndërr, pasi ndodhet në pozita të forta në grupin A kualifikues, ku me sa duket do të diskutojë vendin e dytë në grup në një duel direkt me Republikën Çeke. Por Kosova ka edhe një shans tjetër nga Liga e Kombeve, pasi është fituese e grupit të saj në Ligën D dhe do të ketë një fazë “play-off”-i në muajin mars, pra ajo ka dy shanse të shkojë në Euro-2020, ndërsa Shqipëria ka vetëm një shans, atë të kualifikimit nga eliminatoret që po luhen aktualisht dhe ku ndodhemi ende larg kryesuesve të grupit H që janë Franca dhe Turqia, të cilat kanë nga 15 pikë, kundrejt 9 pikëve që ka përfaqësuesja jonë. Pra Kosova është në pozita shumë më të forta dhe nuk është rastësi që stadiumet e saj janë plot dhe shumë shqiptarë aktualisht po ndjekin kombëtaren e Kosovës në garën eliminatore të Euro-2020. Por nuk është vetëm përfaqësuesja e Kosovës, që po ngjall interesim, pasi edhe kampionati kosovar po i merr prioritetin kampionatit shqiptar. Nga Superliga, për të dytin sezon radhazi, një numër i konsiderueshëm lojtarësh nga Superliga e Shqipërisë kanë kaluar në Superligën e Kosovës, duke zgjedhur të realizojnë objektivat e tyre personale me skuadra të njohura kosovare. Emri i fundit ishte ai i mbrojtësit vlonjat Franc Veliu, mbrojtës i Kombëtares, i cili u bë pjesë e Gjilanit në Kosovë, një zgjedhje që u bë nga trajneri Gentian Mezani, një tjetër vlonjat i këtij klubi, i cili ka marrë timonin e skuadrës së njohur në Anamoravë. Nuk është vetëm Veliu, pasi më herët janë larguar nga Kukësi disa futbollistë dhe kanë zgjedhur të luajnë në Kosovë, midis të cilëve duhet veçuar mbrojtësi me eksperiencë i kampionatit, Ylli Shameti. Gjirokastriti nuk ra dakord me Kukësin dhe zgjodhi të bëhet pjesë e Gjilanit. Edhe lojtarë të tjerë cilësorë kanë zgjedhur të luajnë me klubet kosovare dhe ky është një trend në rritje, që po tregon se kampionati kosovar po mbledh më të mirët e futbollit shqiptar në rajon, duke dobësuar kështu drejtpërdrejt kampionatin elitar shqiptar. Është fakt që kjo po ndodh për dy arsye: e para se klubet kosovare po paguajnë më mirë dhe janë në rritje, me të drejtë tashmë të marrin pjesë në kompeticionet europiane, ndërkohë që janë dhe më korrektë në respektimin e kontratave, duke u dhënë atyre dimension besimi shumë herë më të lartë sesa në Superioren e Shqipërisë, ku shpesh lojtarët përballen me brutalitetet e presidentëve dhe paaftësinë e FSHF-së për të zgjidhur drejt situatën konfliktuale të lojtarëve me klubet. pra Kosova po e tejkalon kampionatin shqiptar dhe po e bën këtë në organizim, në investim, në seleksionim, në strategji dhe në ligjshmëri, duke pasur efikasitet në kohë të shkurtër. Prandaj dhe arritjet e sportit kosovar gjatë këtyre viteve kanë qenë në nivel të lartë, si në futboll, basketboll dhe disa sporte individuale si xhudo etj, pa harruar boksin, apo dhe tentativën për të rikthyer traditën e bukur të volejbollit. Pra IPKO Superliga e Kosovës po merr prioritet ndër futbollin shqiptar në rajon dhe është fakt që vit pas viti po mbledh më të mirët e futbollit shqiptar, duke ngjallur një rivalitet midis Shqipërisë dhe Kosovës edhe në ligat e tyre kryesore. Kjo mund të duket diçka inatçore, por në fakt do të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë, sepse rivaliteti prodhon cilësi. Por mund të fusë në hullinë e duhur ligjore respektimin e kontratave dhe pagesat sipas ligjit të futbollistëve elitarë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d

Postuar: 07/12/2019 - 07:18

Kombëtarja nuk i realizoi objektivat e saj në kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020,

Postuar: 06/12/2019 - 23:28

28-vjeçari elbasanas Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së tij me dopietën e reali

Postuar: 06/12/2019 - 23:19

Sulmuesi Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi s