BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x

Sport

Kosovë/ Debatik Curri: Nuk e mbyll me Prishtinën pa një kupë

Kosovë/ Debatik Curri: Nuk e mbyll me Prishtinën pa një kupë

Disa lojtarë të Kombëtares tonë me origjinë nga Kosova, pasi janë tërhequr nga futbolli aktiv, ushtrojnë detyrën e trajnerit në kampionatin kosovar. Midis tyre edhe Armend Dallku e Debatik Curri. Ky i fundit synon me Prishtinën e tij të lerë gjurmë me trofe. Në fakt, skuadra e Prishtinës e përmbyll edicionin kalendarik 2022/23, me ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndaj SC Gjilanit, sfidë e cila zhvillohet të hënën, nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Optimizmi në kampin “bardhekaltër” është maksimal për ta përmbyllur këtë edicion me trofe. FC Prishtina është kualifikuar për herë të 11-të në finale të Kupës së Kosovës, që nga pavarësimi i futbollit tonë. Nga 10 finale, Prishtina e ka fituar shtatë herë trofeun e çmuar të Kupës. Kjo përballje do të jetë e veçantë edhe për trajnerin, Debatik Curri, i cili në vitin e parë si kryetrajner i Prishtinës synon trofe. Curri ka folur për finalen e së hënës, për faqen zyrtare të klubit, “prishtinafc.com”. “Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën, një finale, e cila e përmbyll një vit shumë të mundimshëm dhe me shumë sakrifica. Trofetë kanë qenë prej fillimit objektivi jonë dhe normalisht se nesër do të synojmë që të kurorëzohemi me këtë trofe”. “Përparësi e Prishtinës në këtë ndeshje është stadiumi “Fadil Vokrri” pasi luajmë para qytetarëve të Prishtinës, para “Plisave”, që mendoj se do të jenë shtytje e madhe për neve, për këtë trofe. Skuadra është përgatitur mjaft mirë. Të gjithë lojtarët kanë punuar maksimalisht dhe të gjithë janë të gatshëm që ta përmbyllim këtë vit me një trofe që është i rëndësishëm edhe për sfidat që i kemi pasur gjatë gjithë edicionit”. “Ftoj të gjithë qytetarët dhe tifozët “Plisat” që të vijnë masivisht në stadium për ta përkrahur ekipin në mënyrë që trofeun ta mbajmë në Prishtinë. Ne si ekip ju premtojmë maksimumin që nesër t’ju bëjmë të lumtur”.