BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Sport

Kosovë/ Drenica thyen Prishtinën, Trepça fundos Dukagjinin

Kosovë/ Drenica thyen Prishtinën, Trepça fundos Dukagjinin

Skuadra e Drenicës fitoi 2-1 përballë Prishtinës në Skenderaj. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta ishte e mbushur me emocione. Të parët kaluan në avantazh djemtë e Ismet Munishit me anë të Genc Hamitit. Vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka falë golit të Zenel Gavazajt dhe penalltisë së saktë të Armend Abazit pesë minuta përpara fundit të takimit. Suksesi i dytë radhazi për Drenicën, që ndan vendin e tretë me Prishtinën me nga 11 pikë, por ekipi kryeqytetas ka luajtur një sfidë më pak. Moment i mirë edhe për Trepça ’89, që triumfoi 3-0 në Mitrovicë ndaj Dukagjinit. Armend Gashi zhbllokoi takimin në minutën e 19’, ndërkohë që nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për vendasit. Mba fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë Robert Rrahmani. Katër minuta përpara fundit pati festë edhe për Christian Mba, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të futbollit dardan bashkë me Simonovskin e Dritës me nga 7 gola. Trepça ’89 siguroi rezultatin e katërt radhazi pozitiv dhe renditet në vend të pestë me 9 pikë. Krizë të Dukagjini. Skuadra nga Klina mban vendin e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në tetë javë kampionat.