BREAKING NEWS

U pyet për padinë e Metës ndaj ministres Gjonaj, Olsian Çelaj bën reagimin e prerë/ Kryeprokurori flet edhe për operacionin e bujshëm në Lazarat, ku u arrestua edhe ish-kandidati për deputet

U pyet për padinë e Metës ndaj ministres Gjonaj, Olsian
x

Sport

Krisje mes Messit dhe skuadrës? Barcelona del me njoftim zyrtar

Krisje mes Messit dhe skuadrës? Barcelona del me njoftim zyrtar
Mediat spanjolle kanë raportuar së fundi se Lionel Messi nuk është i dëmtuar, dhe se qëllimisht po bojkoton skuadrën.
 
Thuhet se dështimi për të blerë Neymar e ka nervozuar shumë yllin argjentinas dhe për këtë qëllim ai nuk po i përgjigjet ftesës së skuadrës për ndeshjet e fundit.
 
Por Jesep Vives, zëdhënës i Barcelonës e ka mohuar këtë. Sipas tij, raportet e Leos dhe Barcelonës janë të shkëlyera.
 
“Nuk ka çarje të raporteve mes Messit dhe klubit. Kanalet e komunikimit midis Leos dhe klubit, si me lojtarëve të tjerë, janë të shkëlqyera. Ne jemi një klub shumë i madh, dhe ndihemi të sigurt për të folur për gjithçka” ka thënë zyrtari i Barcelonës.