BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Sport

Kristof Galtier pritet të zëvendësojë sot Mauricio Poçetinon në krye të PSG-së

Kristof Galtier pritet të zëvendësojë sot Mauricio

Dështimi për të arritur tek trofeu i Champions League, pavarësisht investimit shumë të madh, duket se nuk është kapërdirë nga investuesit e Paris San Zhermenit, të cilët po shohin mundësinë e ndryshimeve në pankinë, sërish e sërish, për të gjetur formulën e duhur që e çon skuadrën tek trofeu, pra një trajner të aftë që të sigurojë fitimin e Ligës së Kampioneve. Kështu, nga mediat franceze mësohet se klubi i PSG-së do të prezantojë trajnerin e ri, francezin Kristofe Galtier, pikërisht sot, në një konferencë për shtypin, në stadiumin “Parc des Princes” të Parisit. Sipas gazetës “L’Eqiupe”, ish-tekniku Lilë dhe Nice, do të firmosë kontratë dyvjeçare. Galtier do të marrë vendin e Mauricio Poçetinos, që ra dakord të prishte kontratën me parizienët për 10 milionë euro dëmshpërblim. PSG nuk e ka konfirmuar zyrtarisht firmën me Galtier, por ka lajmëruar organizimin e një konference për shtypin të martën, në orën 14:00. Paraditen e kësaj të hëne, disa lojtarë, duke përfshirë si Marko Verrati, Xhorxhinio Vijnaldum, Mauro Ikardi dhe Julian Draksler, u paraqiten për qendrën sportive të PSG-së për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe fizike përpara seancës së parë stërvitore që do të zhvillohet nesër, në orën 16:30, me sa kuptohet nën urdhrat e Galtier. Lojtarët që kanë qenë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në qershor, si Kilian Mbape, Leo Mesi apo Nejmar, kanë një javë shtesë pushim, kështu që do t’i bashkohen skuadrës më 11 korrik. Ndërkohë, Paolo Dibala nuk e ka zgjedhur ende klubin e ri pas ndarjes me Juventusin. Sulmuesi argjentinas aktualisht është lojtar i lirë dhe ofertat nuk po i mungojnë. Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.1. Javë më parë flitej se ish-futbollisti i Palermos do të përfundonte në Inter, ndërsa së fundmi në garë për të është futur edhe Milani. Por, mediat e huaja raportojnë se përfaqësuesi argjentinas mund të përfundojë në Ligue 1. Në fakt, portali francez “Le10Sport” raporton se Paris San Zhermen është ende i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm. Por, raportohet se kampioni francez mund ta blejë Dibalanë vetëm nëse e shet Nejmarin. Braziliani ka kontratë me parisienët deri në vitin 2027, por spekulohet se këtë verë mund të largohet nga “Parku i Princave” në drejtim të Çelsit eventualisht. E nëse kjo ndodh, atëherë Dibala mund të transferohet në klubin francez. Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh të tjera do të bëjë trajneri i ri i skuadrës që pritet të emërohet ditën e sotme.