BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Krizë në pankinat italiane, Montela dështon me Fiorentinën, pritet të zëvendësohet nga Spaleti

Krizë në pankinat italiane, Montela dështon me Fiorentinën,

Fiorentina është në krizë rezultatesh dhe pavarësisht se loja ka qenë e mirë në shumicën e ndeshjeve, mungesa e pikëve që ishin objektiv për këtë fazë e bën stafin teknik të ekspozohet ndaj një shkarkimi dhe trajneri Vincenzo Montela duket se i ka orët e numëruara në krye të “vjollcave”. Sikurse shkruajnë mediat sportive italiane, humbja e fundit ndaj Kaliarit me rezultatin 5-2 duket se i rëndon së tepërmi pozitat në pankinën e Fiorentinës për trajnerin Vincenzo Montela. Edhe pse drejtuesit kanë pohuar pas sfidës se tekniku do të vazhdojë të drejtojë skuadrën vjollcë, zërat e fundit që qarkullojnë në media flasin për një tjetër skenar. Në fakt burime pranë klubit bëjnë me dije se Montela rrezikon shkarkimin dhe diçka e tillë vërtetohet edhe nga fakti që kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zënë vendin e tij. Me tepër në Firence duket se pëlqehet Luçiano Spaleti. Ish-trajneri i Interit është ende nën kontratë më zikaltrit, por një marrëveshje e mundshme me Fiorentinën do të ishte një lehtësim edhe për arkën e klubit nga Milano, që vazhdon ta paguajë teknikun. Për momentin duken vetëm zëra, por në rast se Montela nuk e kthen skuadrën te rezultatet pozitive, atëherë aventura e tij te Fiorentina pritet të mbarojë shpejtë. Ndërkohë që në pankinën e Fiorentinës po priten ndryshime, si pasojë e rezultateve të munguara, në gjirin e klubeve të rëndësishme të Serisë A po përgatisin që tani listat e lojtarëve që do të blejnë në muajin janar, pra në afatin kalimtar dimëror. Një nga skuadrat që do të bëjë blerje të rëndësishme është Milani, lëvizje që i ka paralajmëruar që tani. Milani po vuan të gjejë rrugën e rrjetës dhe kjo u evidentua qartë edhe mbrëmjen e të dielës në ndeshjen ndaj Juventusit, në Torino. Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Piatek është në krizë dhe gabon edhe rastet më të mira, ndërsa portugezi Leao nuk ka eksperiencën e duhur për t’u bërë lider. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të sjellë në janar një futbollist me shumë eksperiencë në repartin e avancuar. Emri i parë që josh drejtuesit kuqezinj, është ai i suedezit Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit është një lojtar i lirë dhe ka dëshirë të rikthehet si protagonist në Europë, por përveç kuqezinjve, kërkohet edhe nga skuadra të tjera italiane e spanjolle, ndaj te Milani duhet ta bindin me pagën që do t’i ofrojnë. Një tjetër emër që pëlqehet në “Milanello”, është edhe ai i kroatit të Juventusit, Mario Mandzukiç, që nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe është gati të largohet nga Torino në momentin e parë që do të hapet merkatoja. Megjithatë për kroatin, duhet mposhtur konkurrenca e Mançester Junajtid, që kërkon prej kohësh sulmuesin dhe ka avancuar në bisedimet për transferimin e tij. Përveç kësaj, duhet paguar edhe një shifër modeste prej 5 milionë eurosh në arkat e Juventusit. Emri i fundit është ai i belgut të Napolit, Dries Mertens, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me “të kaltrit” dhe De Laurentis synon ta shesë në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verën e ardhshme. 

Adriatik BALLA