
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Kroacia në çerekfinale nga penalltitë, Japonia mbyllje me dinjitet të Botërorit të Katarit

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Dhjetor 2022

Kroacia është çerekfinalistja e radhës e Kupës së Botës “Katar-2022”, pasi mundi pas 120 minutash loje dhe penalltive Japoninë. Në fakt, ishte ndeshja e parë e këtij Botërori që shkoi në kohën shtesë, pasi ndeshja e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Ishte një ndeshje delikate, por edhe e vështirë për të dy ekipet, teksa ra në sy mungesa e forcës së Kroacisë për ta zgjidhur ndeshjen nga 90-minutëshi. Në të vërtetë japonezët ishin befasia e ditës së djeshme, pasi ishin shumë pranë një kualifikimi historik. Sa i takon ndeshjes së luajtur, pra kohës së rregullt, Japonia ishte më kërkuese, sidomos në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulja e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve. Një shpërqendrim i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisiç i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes, pasi mungoi kohezioni në vijueshmërinë e aksioneve sulmuese. mungesa e pasimit kyç solli mungesë të rrezikshmërisë para portës e për pasojë rezultati nuk ndryshoi. Në këtë mënyrë, ekipet duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakoviç që priti tre penallti gjithsej. Konkretisht, nga japonezët shënoi nga pika e bardhë e penalltisë vetëm Asani (në penalltinë e tretë), teksa e humbën Minamino, Mitoma dhe Jashido. Kurse nga kroatët gaboi vetëm Livaja në penalltinë e tretë. Të tjerët shënuan, e konkretisht Vlasiç, Brozoviç dhe Pasalik. Penalltitë e pesta në radhë nuk u gjuajtën pasi nuk ndryshonin rezultat, pra Kroacia siguroi kualifikimin nga pika e bardhë e penalltive. Në çerekfinale kroatët do të luajnë me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut. Nga ndeshja e djeshme kroatët me siguri që do të kenë nxjerrë mësimet e duhura, pasi është ndeshje e përsëritur që nuk tregojnë forcën e duhur, të paktën atë forcë që kishin në Botërorin e 4 vjetëve më parë.
Më të lexuarat


Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella

Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë!

E ardhmja e Allegrit është e pasigurt, del në skenë një emër i ri për stolin bardh e zi
