BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

Kroatët bëjnë mrekullinë në grupin D, kualifikohen si vend i dytë, Çekia kalon me grupin e të tretave më të mira

Kroatët bëjnë mrekullinë në grupin D, kualifikohen si

Emocione të forta prodhoi mbrëmë edhe Grupi D në xhiron e tretë e të fundit të ndeshjeve në grup, ku padyshim vëmendja ishte tek dueli midis Kroacisë dhe Skocisë, që luftonin direkt për një vend të dytë ose të tretë. Kroatët në këtë Kampionat Europian kishin zhgënjyer në dy ndeshjet e para, pasi kishin humbur ndaj anglezëve dhe kishin barazuar me Republikën Çeke, kurse Skocia, edhe pse ishte mundur nga çekët 0-2, ia kishte dalë të barazonte me Anglinë, duke u futur në lojë për një shans kualifikimi. Prandaj dueli me kroatët kishte marrë vëmendjen maksimale. Kroatët e nisën më mirë ndeshjen dhe me golin e shënuar nga Vlasiç në minutën e 17-të dha shenja “ringjalljeje”, por ky entuziazëm do të zgjaste deri në fundin e pjesës së parë, kur Skocia gjeti golin e barazimit në minutën e 42-të, me anë të Kallum MekGrekor. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, rezultat që i eliminonte të dyja ekipet. Në pjesën e dytë kroatët e rritën tempin sulmues, duke dashur të linin gjurmë në këtë Europian. Mateo Kovaçiç dhuroi asist për Luka Modriç dhe mesfushori i Realit, i cili fitoi “topin e Artë” në Rusi-2018, shënoi për kroatët golin e dytë në minutën e 62-të. Në minutën e 77-të, epërsia kroate dha efekte në rezultat, pasi Modriç i jep asist Perisiçit i cili shënon golin e tretë, duke e çuar në 4 pikë përfaqësuesen e tij dhe praktikisht në raundin tjetër. Ndërkohë, koka e grupit, Anglia, priti mbrëmë ?ekinë, në një duel të pazakontë, Rahim Stërling realizoi për “Tre Luanët” në minutën e 12-të. Goli i shpejtë i anglezëve i preu hovin ?ekisë për të marrë kreun e grupit. Në fakt, çekët bënë futboll të bukur, me shumë raste për shënim, por anglezët e fituan pjesën e parë 1-0. Në pjesën e dytë u luajt e njëjta “tablo”, me një lojë të bukur nga të dyja skuadrat, por çekët më kërkues e më dominues në fushë, dëshmuar me përmirësimin e të gjithë treguesve sportivë që deri në minutën ne 80-të e bënin ?ekinë skuadër më cilësore në fushë. Por në një ndeshje ka rëndësi rezultati dhe ai foli për anglezët, të cilët e fituan krejt takimin me shifrat 1-0, duke e mbyllur në vend të parë grupin D.

Grupi D

Skoci-?eki      0-2

Angli-Kroaci  1-0

Skoci-Angli    0-0

Kroaci-?eki   1-1

?eki-Angli      0-1

Kroaci-Skoci  3-1

Renditja

1. Anglia         7

2. Kroacia      4

3. ?ekia          4         

4. Skocia         1