BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Kronologjia e një rekordi, Izmir Smajlaj kërcyesi që zgjon një shoqëri

Kronologjia e një rekordi, Izmir Smajlaj kërcyesi që zgjon

Pak ditë më parë, sportdashësit shqiptarë mësuan dhe ndoqën në media suksesin e pazakontë të atletit Izmir Smajlaj, që regjistroi një rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati, rekord që vjen pas një pune të gjatë e sistematike, por edhe një këmbënguljeje si rrallëkush, me ambicie që këtë sukses ta transmetojë edhe në garat ndërkombëtare për të rritur imazhin e Shqipërisë dhe për t’i sjellë vendit medalje. Kishte ditë që përgatitej, kishte bërë dhe gara kontrolli dhe kishte javë të tëra që nuk zbriste nën 8 metër. Por vetëm pak vetë kishin shprehur interes. Në një shoqëri të polarizuar, me probleme të mëdha e të shumëllojshme, ku vëmendjen e kishin marrë zgjedhjet parlamentare dhe retorika e ditës, del një djalosh që shkund pluhurin dhe institucionet, por zgjon njëherësh edhe shoqërinë, për të kujtuar që në këtë vend ka edhe vlera. E ku më mirë sesa në sport e kush më mirë sesa Izmir Smajlaj mund ta bënte këtë? Djaloshi i artë i atletikës shqiptare është në qendër të vëmendjes prej disa vitesh, kur nga qendra e Beogradit ai shpallej kampion i Europës. Më pas vijnë momente të vështira me dëmtime jo të lehta, por asnjëherë i dorëzuar, derisa, më në fund, u rikthehet rezultateve të tij e së fundmi me një rekord të ri kombëtar. 8 m e 16 cm, ky është rekordi i ri i Izmir Smajlajt, shënuar në pistën e kërcimit pranë parkut të Liqenit në Tiranë. Një thyerje me 5 cm e rekordit të mëparshëm që mbahej po prej tij e fiksuar gati dy vjet më parë. Ky rezultat, është automatikisht kualifikues për në Lojërat Olimpike, edhe pse duhet fiksuar në garat ndërkombëtare. Ishin lajmëruar të gjithë që në pasditen e 8 majit do të kishte një rekord, sepse të gjitha provat e tij të javëve të fundit konfirmonin saktësinë dhe bindjen në tërësi të trajnerit Gjergj Ruli. Ky rekord nuk vjen rastësisht, është kronologji rekordesh që kulmoi me këtë garë, por që nuk do të jetë e fundit. Ky sportist ka aftësi për më shumë dhe kjo nuk është besim, por fakt në bazë të punës.

Rekord në pyll dhe mesazhi për rininë shqiptare

Një vrull i pazakontë, shpejtësi skëterrë, fluturim dhe rënie perfekte e në fund shifrat flasin vetë: 8.16 m, rezultat për t’i hequr “kapelen”. Të pranishmit e shumtë shpërthejnë në duartrokitje. Dikush ka edhe lot gëzimi. Ky dikush nuk është vetëm trajneri që punon dhe ndjek sportistin çdo ditë, por edhe ata qytetarë të thjeshtë që ndiqnin garën, që kuptonin se një vend i vogël si Shqipëria ka një kampion të përmasave të tilla botërore. Lot gëzimi pasi, edhe pse nuk ka kushte të mira infrastrukturore, atletikës shqiptare nuk i mungojnë talentet apo kampionët. Lot gëzimi pasi, edhe pse Shqipëria është një vend plot probleme, ka ende njerëz që përfaqësojnë këtë vend me dashuri dhe regjistrojnë rezultate të tilla të larta që na bëjnë krenar të gjithëve. Në të vërtetë, Izmir Smajlaj nuk është përjashtim, ai është një prej nesh, por ndryshe nga “ne të tjerët” që merremi shumë me retorikë, politikë e qëndrojmë kafeneve, ai ka zgjedhur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të kërcejë e të regjistrojë rekorde të reja. Video e garës së tij po bën xhiron e rrjetit, madje i kalon kufijtë e Shqipërisë së vogël. Në një pistë të fshehur në një pyll të kryeqytetit shqiptar, një atlet regjistron rekordin e ri kombëtar në kërcim së gjati, duke bërë krenar bashkëkombasit e tij. Është ndoshta pista më pak e përshtatshme në Europë, por kjo nuk e pengon sportistin të tejkalojë pritshmëritë e t’u kujtojnë të rinjve të tjerë të këtij vendi që puna dhe vullneti, krahas talentit sigurisht, të bëjnë kampion dhe rekordmen. Tashmë sportisti synon pjesëmarrjen në Olimpiadë, pjesëmarrje që do të vijë në një formë apo tjetër. Jo vetëm kaq, por me kalimin e dëmtimit dhe kthimin në parametrat e tij, mund ta përafrojnë atë në rezultatet që ai dhe trajneri Ruli i kanë vënë vetes si objektiv. Ky objektiv, nëse përkthehet me gjuhën e shifrave, flet për një rezultat që afrohet me 8.40 m. Për Izmir Smajlajn nuk ka asgjë të pamundur e të paarritshme, prandaj rekorde të reja e presin atë në vazhdim dhe kronologjia e rekordeve vijon.