BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua Europianin dhe Botërorin 2030, vetëm Anglia e përballon

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua

Pandemia e koronavirusit goditi rëndë futbollin në të gjithë dimensionet e tij, duke nxjerrë jashtë parashikimeve shumë objektiva që kishin klubet dhe federatat e ndryshme, por edhe vetë organizmat e lartë europianë e botërorë të futbollit sikurse janë UEFA e FIFA. Për këto dy të fundit kanë nisur masivisht kritikat, pasi klubet elitare duan tifozët në stadium për të mbuluar shpenzimet e tyre, ndërsa shumë klube të tjera në mbarë botën janë në prag të falimentimit financiar. Gjithsesi, ka dhe prej atyre që japin garanci dhe madje duan paritet kur është fjala për të organizuar aktivitete të mëdha dhe një prej këtyre vendeve është Anglia, atdheu ku lindi futbolli, e cila dëshiron që të presë Europianin dhe Botërorin e viit 2030. “Së pari Europianin, më pas Kupën e Botës. Falë planit të vaksinimit, që po zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Xhohnson ka nominuar Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Europianit të ardhshëm, si dhe ka hedhur idenë e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2030 së bashku me Irlandën”, shkruajnë mediat sportive prestigjioze të kontinentit të vjetër. Në fakt, qëndrimi i kryeministrit britanik Xhonson mund të shihet jo vetëm si sinjal por edhe si një presion ndaj dy organizmave që menaxhojnë futbollin në nivelit më të lartë në botë për t’i dhënë një shans federatës angleze të jetë pritëse. Siç dihet, sipas kalendarit aktual, të hartuar nga UEFA, Londra në stadiumin “Wembley” do të presë dy gjysmëfinalet e Euro 2020 (6-7 korrik) si dhe finalen më 11 Korrik. Por Xhohnson, i cili njoftoi një alokim të veçantë fondesh për të mbështetur kandidaturën e Kupës Botërore 2030, i bëri thirrje UEFA të rishikojë shpërndarjen e ndeshjeve në kushtet e pandemisë. Mbretëria e bashkuar ka vaksinuar deri tani mbi 21 milionë njerëz. “Jemi gati të organizojmë çdo ndeshje tjetër. Jemi gjithashtu shumë të vendosur për të rikthyer futbollin në shtëpi në vitin 2030. Mendoj se jemi vendi i duhur. Ne jemi shtëpia e futbollit. Në 2030 do të jetë koha e duhur. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për të gjithë vendin”, nënvizoi ai. Që nga fillimi i 2021, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e bllokuar për shkak të masave kufizuese. Megjithëse në forma më të moderuara, masat do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mes të qershorit. Pastaj, nëse situata do ta lejojë, Xhohnson njoftoi se do të rihapen e mjediset sportive, në mënyrë që të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume me rastin e Kampionatit Europian. Sipas planit fillestar, ndeshjet e Europianit do të organizohen në 11 qytete të ndryshme të kontinentit. “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por UEFA e di që nëse dëshiron të zhvendosë disa ndeshje në Angli, ne jemi gati”, përfundoi Xhohnson. Mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë UEFA dhe FIFA, sidomos kjo e fundit, e cila u ka dhënë fjalën edhe shumë vendeve të tjera, përfshi dhe jashtë Europës, por anglezët këtë herë mund t’ia dalin me sukses.