BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Sport

Ksavi bën 100 ndeshje në krye të Barçës, pret akoma më shumë sukses në krye të katalanasve

Ksavi bën 100 ndeshje në krye të Barçës, pret akoma

Tekniku po merr vëmendje aq sa klubi k ka kërkuar zgjatjen e kontratës. Ksavi rrëfen momentet më pikante nga karriera e deritanishme si trajner

Në xhiron e radhës në Champions League, pikërisht ndaj Portos, trajneri Ksavi Hernandez do të drejtojë Barcelonën e tij për herën e 100-të. Gjatë këtyre sezoneve nën drejtimin e tij, katalanasit kanë arritur disa suksese ku sigurisht spikat rikthimi te titulli i La Ligës sezonin e kaluar. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Ksavi tregon edhe disa nga fitoret më të veçanta të tijat në këtë periudhë, si dhe kundërshtarët më të vështirë ndërsa në fund nuk harron edhe një kompliment për Interin. Ndeshja më e mirë- “Triumfi në Superkupë ndaj Realit të Madridit. Ishte titulli ynë i parë, e fituam ndaj Realit dhe ajo ndeshje reflektoi më së miri idetë mbi atë që dua të praktikoj në fushë”, u shpreh Ksavi, i bindur se kjo skuadër ka shumë për të bërë që të arrijë maksimumin e vet dhe që në maksimum mund të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. Më pas ai komentoi fitoren më të veçantë në kohën si trajner i Barcelonës. “Fitorja më e veçantë mund të quhet ajo në derbin e sezonit të kaluar ndaj Espanjol, aty fituam La Liga-n dhe ishte e veçantë sepse e arritëm në shtëpinë e rivalëve të qytetit. Ishte një nga ndeshjet tona më të mira”, shtoi ai. Por jo të gjitha ndeshjet shkojnë fitore. Ka dhe barazime, por ka dhe humbje. Atë më të keqen Ksavi ka vlerësuar një disfatë në Champions League. “Humbja 0-3 në shtëpi përballë Bajernit të Mynihut në Champions sezonin e kaluar ishte një disfatë që na nxori përfundimisht nga llogaritë e kualifikimit”, nënvizoi Ksavi, duke e shprehur jo vetëm kualifikimin, por edhe disfatën më të thellë e më të dhimbshme. Kur kthehet tek dueli me madrilenët, tekniku katalanas vlerëson se “Los Blancos” llogariten si rivalët më të vështirë të tyre. “Real i Madridit është gjithnjë një kundërshtar i vështirë, Bajerni po ashtu”, shtoi ai. Por nuk mungoi edhe vlerësimi për lojtarët më të vështirë me të cilët është përballur si trajner gjatë kësaj periudhe. “Rashford na hapi shumë punë. Po ashtu edhe Vinicius Junior me Benzema. Ndërsa sa i takon lojtarit që më ka surprizuar më shumë më duhet të them se do të ishte shumë e padrejtë nga unë që të veçoja vetëm një prej tyre. Unë preferoj një miks mes veteranëve dhe mentalitetit të të rinjve. Por, ajo që më pëlqen të veçoj është aspekti njerëzor tek të gjithë lojtarët”, theksoi më pas Ksavi. Duke qenë se ka luajtur vetë futboll cilësor, por tani duke drejtuar një ekip të madh si Barcelona, Ksavi vë në dukje se stadiumet ku ai është ndjerë më mirë dhe që i pëlqen të luajë aty janë impiantet e Seviljes, Atletikos dhe Betisit, ku krijohet një atmosferë e shkëlqyer. Sa i takon taktikës, Ksavi ka radhitur të parin Interin për skemën 3-5-2 që italianët kanë aplikuar në mënyrë perfekte, diçka që ndodh rrallë për një skuadër futbolli t’i përmbahet plotësisht skemës së lojës.