BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Ksavi ia prish Barcelonës lumturinë e fitores ndaj PSG-së: Në fund të sezonit largohem

Ksavi ia prish Barcelonës lumturinë e fitores ndaj PSG-së:

Fitorja e Barcelonës ndaj Paris San Zhermen në Ligën e Kampioneve, në duelin e parë çerekfinal midis tyre, ishte një surprizë në mbarë Europën, pasi fitorja erdhi në transfertë dhe për më tepër ndaj një ekipi që konsiderohej favorit. Por Barça shkëlqeu në atë takim dhe mori mjaft lëvdata për fitoren 3-2 dhe natyrisht ndër të lëvduarit ishte dhe trajneri Ksavi Hernandez. Madje mediat spanjolle aluduan se Ksavi do të rinovonte kontratën, për të bërë kështu një hap pas nga deklarimet e tij të mëparshme se do të tërhiqej në fund të sezonit. Por vetë trajneri i dha drejtim kësaj çështjeje, duke thënë “jo” dhe duke i mërzitur disi fansat katalanas. E pra, shumëkush mendoi se pas këtij suksesi, Ksavi Hernandez mund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në Barcelonë. Por, trajneri spanjoll e konfirmoi edhe njëherë se do të largohet përfundimisht në fund të sezonit. “Vendimi im për t’u larguar në fund të sezonit nuk do të ndryshojë. Vendimi që mora është i duhuri. I ka dhënë një paqe mendore klubit, lojtarëve, madje edhe mediave, por gjithashtu mua dhe rrethit tim”, u shpreh Kavi. Ndërkohë, lajme të tjera surprizë vijnë nga kampi katalanas. Kështu, Barcelona raportohet se po synon të “blindojë” Pau Kubarsin me një kontratë të re, para hapjes së afatit kalimtar të verës. i riu spanjoll po tregon paraqitje mbresëlënëse këtë sezon, që prej debutimit të tij me ekipin e parë në janar të këtij viti. Kubarsi besohet se ka një klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, shifër që nuk është aspak problem për t’u paguar nga klubet e interesuara. Mançester Siti kishte shprehur interesim për të verën e vitit të kaluar. Eksperti spanjoll i transferimeve, Matteo Moreto, ka bërë të ditur se Barcelona tashmë është në bisedime me qendërmbrojtësin për një kontratë të re. Madje, “Blaugranët” thuhet se duan të mbyllin marrëveshjen para fundit të sezonit. Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon më 30 qershor 2026. Pau Kubarsi ka regjistruar deri tani 15 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, teksa numëron dy ndeshje edhe me Kombëtaren A të Spanjës. Duket qartë se klubi po lëviz në drejtimin e duhur, por edhe largimi i Ksavit do të hapë një gropë të madhe. Ka shumë emra që lakohen në media, por nuk mund të thuhet me siguri se cili prej tyre do të marrë pankinën e klubit katalanas. Ksavi e drejtoi Barcelonën në kohë të vështirë, arriti të fitonte një titull kampion në Spanjë dhe këtë sezon është në garë edhe për trofeun e Champions League.