BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x
BREAKING NEWS

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata
x

Sport

Ksavi vë në sedër lojtarët e tij: Fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë sesa e Realit

Ksavi vë në sedër lojtarët e tij: Fanella e Barcelonës

Barcelona po përjeton një prej sezoneve më të dobëta në 20 vjetët e fundit. Ajo po përpiqet të lerë pas krizën që prodhoi largimi i Lionel Mesit, si dhe zhgënjimi në disa aktivitete, duke mbetur “thatë” dhe pa shanse për të fituar trofe sezonalë. Në këto kushte, ekipit i del detyrë të bëjë maksimumin për të qëndruar në zonën Champions, në mënyrë që të shpëtojë sa mundet sezonin aktual. Ndërkohë, trajneri Ksavi Hernandez i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp, pas suksesit minimal ndaj Alavesh, i cili mbërriti në minutat e fundit, falë Frenkie de Jong. Mesfushori holandez e shënoi golin e triumfit në çastet e fundit të ndeshjes, për ta mbajtur Barçën në garë për top katërshe. “Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën, fanella peshon 20 kilogramë më shumë se e klubeve të tjera”, tha Ksavi pas ndeshjes. Ksavi e pranon se Barcelona po kalon kohë të vështira, por iu ka bërë thirrje lojtarëve të qëndrojnë të bashkuar. “Është e vështirë. Jemi në një moment, kur duhet të qëndrojmë së bashku, mos u shqetësoni. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. E kam thënë tashmë në të kaluarën që dielli do të ndriçojë përsëri, edhe nëse sonte (dje) ishte shumë ftohtë. Jam shumë i lumtur me fitoren”, shtoi ai. Ai foli edhe në lidhje me gjendjen e Osman Dembeles, i cili mungoi në stërvitje pas mosmarrëveshjeve me klubit rreth kontratës. “Situata është e njëjtë, ai nuk u stërvit, sepse nuk ishte mirë. Mjekët më thanë, por ai e di situatën kontraktuale, asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai. Duke analizuar ndeshjen e fundit, Ksavi iu kthye faktit se skuadra arriti të merrte pikët dhe kjo është e rëndësishme, por ai e di se situata është e vështirë. “Situata jonë nuk është ndër më të mirat, ky është një realitet që duhet ta pranojmë. Ndaj, në këto kohë të vështira vetëm fitoret bëjnë punë, kështu që duhet të jemi të lumtur për këtë sukses, edhe pse nuk kemi luajtur mirë”, ka thënë fillimisht Ksavi. Më pas ai ka analizuar më shumë takimin, duke përmendur faktin se kjo fitore mund të ndikojë për mirë në skuadër. “Ky sukses kundër Alaveshit do të thotë shumë për ne nëse mendojmë pozitën tonë si dhe renditjen. Sigurisht që duhet të luajmë më mirë, por tani rëndësi kanë pikët. Kjo ka qenë një fitore kyçe. Pastaj, me sa kujtoj, vetëm Reali ka fituar në fushën e Alaveshit, ndaj kjo fitore na jep besim për të punuar më qetë në javët në vazhdim”, ka thënë Ksavi. Mbetet të shihet e si do të jetë ecuria në lojë dhe në rezultate, por situata vijon të jetë jo e mirë në kampin blaugrana.