BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kthesë e papritur për Hysajn, drejtori i Napolit: Ançeloti e ka në projektin e tij shqiptarin

Kthesë e papritur për Hysajn, drejtori i Napolit: Ançeloti e ka

Napoli ndodhet në vend të dytë në kampionatin italian dhe ka ecur mirë sidomos javët e fundit, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin . megjithatë, Juventusi i vendit të parë duket iu pashqetësuar në këtë fazë, pasi i ka fituar ndeshjet e tij thuajse të gjitha dhe shfaqet si një rival që nuk njeh kundërshtarë. Tek Napoli përfshihet dhe mbrojtësi i përfaqësueses tonë, Elseid Hysaj, i cili ka bërë një paraqitje mbresëlënëse prej tre sezonesh, por këtë edicion sikur ka një ngërç dhe ky shqetësim lidhet me ndryshimet në pankinën e Napolit, pasi tekniku Mauricio Sarri u largua dhe mori drejtimin e Çelsit në Premier Ligën angleze, ndërsa në krye të napolitanëve erdhi Karlo Ançeloti. Ardhja e ish-teknikut të Milanit e shumë skuadrave të mëdha europiane e vuri Hysajn në pozitë të vështirë, pasi Ançeloti ka nisur të preferojë në krahun e djathtë të mbrojtjes Malkuit. Zënia e stolit e ka sikletosur Hysajn që deri tani as nuk llogaritej si titullar me Napolin. Situata është përkeqësuar dhe ka shkuar deri aty sa menaxheri Mario Xhiufredi të kërcënojë klubin me largim, madje duke përmendur edhe interesimin e disa klubeve angleze e spanjolle. Por klubi iu kundërpërgjigj dy ditë më parë, duke i kujtuar se ka një klauzolë që lojtari dhe menaxheri duhet ta respektonin dhe se Hysaj nuk mund të lëvizte në asnjë formë nëse klubet e interesuara nuk derdhin në arkat e Napolit shumën e 50 mln eurove.

Ndryshon raporti i klubit me shkodranin

Por ndërsa situata ishte ndezur në ekstrem dhe po shihej mundësia e largimit në këtë merkato dimri, veçanërisht kur klubi i kërkoi futbollistit dhe menaxherit të “qepnin gojën”, vjen një lajm krejt i papritur. Dje zyrtarë të klubit bënë prapa-kthehu dhe sipas tyre tani del që Hysaj është një nga preferencat e trajnerit Karlo Ançeloti. Pra, është qetësuar “furtuna” mes Elseid Hysajt dhe Napolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare dukej në prag divorci më “të kaltrit” por me sa raportojnë mediat italiane situata nuk është më aq konfliktuale dhe 24- vjeçari mund të vijojë karrierën e tij tek klubi italian. Përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Xhiufredi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit Kristiano Xhiuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qënë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Karlo Ançeloti. Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër. Gjatë periudhës së fundit emri i Elseid Hysajt është përmendur shpesh duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Çelsin. Marrëdhënia e ngushtë me trajnerin e bluve Mauricio Sarrin dhe aktivizimi jo i rregullt tek Napoli kishin përforcuar zërat për një kalim të mundshëm tek klubi londinez. Gjithsesi për momentin duket se ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë tek të kaltrit megjithëse në merkaton e dimrit situata mund të ndryshojë nga ora në orë. Në vitin 2016-të futbollisti i përfaqësueses shqiptare nënshkroi kontratën e re me klubin napolitan, kontratë e cila përfundon në vitin 2021. Hysaj është një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës kombëtare dhe njëherësh lojtari më i shtrenjtë i saj. Ai luan prej tre vitesh në një nivel shumë të lartë dhe është një prej futbollistëve me minutazhin më të madh në këmbët e tij prej tri vjetësh. Është kjo krenari e tij që e ka nxitur të kërkojë largimin nga Napoli, me shpresën se në një skuadër tjetër, në çfarëdo kampionati ai mund të luajë titullar, pra mund të jetë aktiv rregullisht. Sa i takon Kombëtares, Hysaj është vazhdimisht në formacionin kryesor, një status që ai e ka fituar prej disa vitesh dhe madje ish-trajneri Xhani de Biazi e vlerësonte si futbollistin më të mirë të Shqipërisë. Natyrisht, në kualifikueset e ardhshme ai do të jetë i grumbulluar dhe pikë referimi në mbrojtje për trajnerin Kristian Panuçi.

Adriatik BALLA