BREAKING NEWS

 Artan Hoxha plas ‘BOMBËN’, nxjerr pamjet ekskluzive të kryebashkiakut duke pirë kokainë/ Paralajmëron një tjetër surprizë në orët në vijim

x

Sport

“Ku je të q*** kokën tënde!”, takimi epik mes Bares, Manajt e Sadikut në Spanjë: Mos shaj se ka shqiptarë faqja (VIDEO)

  Ditën e djeshme në Ligën e Dytë u luajt takimi mes Malagas dhe Albasetes, ku në fushën e blertë kundër njëri-tjetrit ishin plot tre shqiptarë.

Bëhet fjalë për Keidi Baren dhe Armando Sadikun, të cilët luanin për Malagën, dhe Rei Manaj i cili luante për Albaseten.

Por takimi i tyre ka qënë pak i turpshëm, kjo pasi Bare nuk i ka censuruar fjalët kur ka takuar mikun e tij nga Kombëtarja. 
 
“Ku je të q****a kokën tënde?” i drejtohet Bare-Manajt.
 
  
Ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë Sadiku, i cili i ka kërkuar Bares të mos shajë pasi dikush po filmonte.
 
“Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, dhe Manaj i ka shpjeguar të gjithë situatën: “Ka shqiptarë te faqja”.
 
Megjithatë duket se mes tyre nuk ka pasur hatërmbetje, kjo pasi menjëherë pas sharjes Manaj dhe Bares kanë shkëmbyer një përqafim vllazëror.
 
(k.m/dosja.al)