BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kualifikim dramatik i Totenhemit përballë Sitit pas një “festivali” golash, Liverpuli bën “detyrën” ndaj Portos

Kualifikim dramatik i Totenhemit përballë Sitit pas një

Liga e Kampioneve mëson gjysmëfinalistët, ku Siti i Guardiolës eliminohet nga Totenhemi pas një ndeshje dramatike. Breshëri golash mund të quhet ajo që ndodhi dje në fillim të ndeshjes Mançester Siti-Totenhem. Duelin e parë midis tyre e kishte fituar skuadra e trajnerit Poçetino, me rezultatin 1-0, duke e bërë këtë duel kthimi mjaft interesant. Brenda 21 minutave të para u shënuan plot 5 gola, madje katër gola u shënuan brenda 12 minutave të para. Ishte një festival golash nga të dy kampet. Në fillim ishte Stërling që shënoi shumë shpejt për ekipin e Sitit, duke shënuar në minutën e 4-t. Por në minutën e 7-të do të dilte në skenë koreani Son Min i cili shënoi golin e barazimit e më pas i asistuar nga Eriksen shënoi edhe golin e dytë në minutën e 10-të, duke e përmbysur rezultatin në 2-1 bë favor të Totenhemit. Por festivali i golave vijoi në minutën e 11-të, por këtë herë me kah të kundërt, pasi Aguerro shënoi për Sitin dhe u barazuan shifrat në 2-2. Në minutën e 21-të ishte një aksion  i befasishëm i Sitit, i nisur nga goditja e dënimit, kiu De Bryjn zbulohet në krah dhe pason topazi në zonë në krahun tjetër të fushës, kiu gjendet Stërling, i cili vetëm me portën vetëm sa shtyn sferën në rrjetë. Ky gol përmbysi Totenhemin dhe i dha avantazhin Sitit të Guardiolës, duke bërë që pjesën e parë ta fitonte pikërisht skuadra e “qytetarëve” me rezultatin 3-2. Në pjesën e dytë Mançester Siti e nisi në mënyrë të kujdesshme dhe pak nga pak nisi të mendojë për kualifikimin. De Bryjn dhuroi sërish asist për Aguerron që shënoi golin e katërt. Një gol që vrau shpresën e Totenhemit dhe e vuri ekipin e Poçetinos në lëvizje për të kërkuar golin e radhës. Emocionet e kësaj ndeshjeje s’kanë fund dhe Llorente fut sërish në lojë Totenhemin me golin e tij në minutën e 73-të. Më pas janë minuta dramatike. Siti këmbëngul me të gjitha format dhe në minutën e 3-të shtesë gjen golin me anë të Stërling, që ngriti “në qiell” Guardiolën. Por këtij të fundit ia prishi buzëqeshjen VAR-i, që ia mohoi golin për pozicion jashtë loje. Si përfundim, fitoi Siti 4-3, por u kualifikua Totenhemi. Ndërkohë, ndeshja tjetër çerekfinale e luajtur mbrëmë, ajo mes Portos dhe Liverpulit nuk përmbante emocionet e duelit të luajtur në “Etihad”. Në Portugali Porto priti Liverpulin, në një ndeshje të zakonshme, pasi takimin e parë e kishin fituar anglezët 2-0. Në minutën e 26-të Mohamed Salah nxori një pasim ideal për Sadio Mane, i cili realizoi golin për Liverpulin, një gol që vrau përfundimisht shpresat e portugezëve për t’u kualifikuar më tej. Loja ishte e ekuilibruar, por anglezët kishin marrë kontrollin e mesfushës dhe mbroheshin me kujdes, duke mos u lënë hapësira lojtarëve të Portos. Në pjesën e dytë ishte sërish Liverpuli që dyfishoi shifrat, në minutën e 65-të Mohamed Salah dërgoi në rrjetë sferën, pas asistimit nga Arnold.  Porto reagoi më pas dhe Militao shënoi në minutën e 69-të, por Firmino shënoi sërish për Liverpulin në minutën e 77-të. Në fund, për fitoren 4-1 vendosi Van Dajk. Në gjysmëfinale do të kemio përballje mjaft interesante, ku Liverpuli do të gjejë Barcelonën, kurse Ajaksi që ka eliminuar deri tani Realin dhe Juventusin do të përplaset me Totenhemin.

Adriatik BALLA