BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Kualifikoi Barçën në finale të Kupës së Spanjës, Pike dëmton ligamentin dhe do të mungojë gjatë

Kualifikoi Barçën në finale të Kupës së

Një fitore mbresëlënëse dhe shumë emocionuese për publikun ishte ajo e luajtur të mërkurën në mbrëmje në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë, ku Barcelona mposhti seviljen 2-0 dhe siguroi kalimin në finale. Nuk është vetëm kualifikimi i rëndësishëm, por mënyra se si erdhi ai. Bëhet fjalë për një gol të sekondave të fundit që e çoi takimin në shtesë e ku më pas një tjetër gol i Barçës bëri që ajo të kalonte turin. Ai që u shndërrua në hero të mbrëmjes ishte padyshim mbrojtësi Xherard Pike, që realizoi në minutën e 5-të shtesë dhe me atë gol barcelona çoi takimin në shtesë dhe në fund e fitoi ndeshjen. Por kualifikimi dhe entuziazmi i madh i ka lënë vendin bilanceve të dëmtimeve. I pari vetë që e ka pësuar është Pike, që duket se do të mungojë gjatë për skuadrën blaugrana. Kështu, Xherard Pike ka pësuar ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të tij të djathtë, siç konfirmohet nga klubi i Barçës në buletinin mjekësor të kësaj të enjteje. Klubi katalanas nuk specifikon se sa kohë do të mungojë mbrojtësi. Pike në momentin e dëmtimit duhej të merrte trajtimin e duhur mjekësor jashtë fushës, por ai vendosi të qëndronte në lojë. Siç thamë, ai e mbylli ndeshjen me një gol me shumë peshë, që ishte vendimtar në kualifikimin e Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit. Kuman tha në konferencën për shtyp se nuk e dinte shkallën e dëmtimit të futbollistit. Pike ka qëndruar larg fushës për tre muaj për shkak të një dëmtimi të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen e kampionatit kundër Atletikos së Madridit pas një përplasjeje me Korrea. Humbja e Pikesë është një problem shumë i madh për trajnerin Kuman. Kthimi i mbrojtësit qendror rezultoi thelbësor për performancën e mirë të ekipit në ndeshjet e fundit, përtej golit të pabesueshëm që shënoi në gjysmëfinale kundër Sevilja. Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, holandezi Ronald Kuman, është shumë i lumtur me triumfin me rikthim të jashtëzakonshëm 3:0 kundër Seviljes në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen. Si shpesh viteve të fundit, Barça edhe mbrëmë bëri përmbysje fantastike, duke fituar 3-0 dhe duke kaluar në finale. Natyrisht, është finalja e parë për Kuman në stolin e Barçës dhe ishte ndeshja e parë ku ekipi i tij luftoi për diçka të rëndësishme dhe ku ai personalisht, festoi si asnjëherë më parë në stolin e katalanasve. Në të vërtetë ishte një fitore me shumë vlerë për objektivat e klubit, pasi Barcelona nuk është në pozita të mira në kampionat dhe situata e brendshme, ku të gjithë e kanë mendjen tek zgjedhja e presidentit, ka prodhuar vetëm kriza që u duk edhe nga arrestimet e fundit prej prokurorisë spanjolle, ku ish-presidenti Bartomeu dhe funksionarë të lartë të klubit përfunduan të arrestuar si pasojë e njollosjes së lojtarëve në media nëpërmjet pagesave ilegale.