BREAKING NEWS

“Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”/ Ambasadorja Yuri Kim bën lëvizjen e rëndësishme dhe jep ultimatumin e prerë: Do ndjekin penalisht...

“Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”/ Ambasadorja
x
BREAKING NEWS

Seanca maratonë/ Votohet pas 20 orësh diskutime qeveria "Rama 3", 77 deputetë i japin "Ok" mandatit të tretë

Seanca maratonë/ Votohet pas 20 orësh diskutime qeveria "Rama
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Berishës, Yuri Kim kërkon të nisë hetimi penal ndaj ish-kreut të PD, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimin e Blinken

SHBA i tregon prangat Berishës, Yuri Kim kërkon të nisë
x
BREAKING NEWS

Pas zërave për pazare Rama-Meta për të bllokuar shkarkimin e presidentit, SHBA vë në resht anëtarët e Kushtetueses, kërkon integritet në gjykim

Pas zërave për pazare Rama-Meta për të bllokuar shkarkimin e
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Tiranë/ Qëllohen 2 të rinj, përfundojnë me urgjencë në spital (DETAJE)

Kërcet arma në Tiranë/ Qëllohen 2 të rinj,
x

Sport

Kukësi mposhtet nga Austria e Vjenës, humb rastin e pafalshëm në minutën e fundit

Kukësi mposhtet nga Austria e Vjenës, humb rastin e pafalshëm
Si shpesh ndodh me klubet tona, edhe sot thamë në fund të ndeshjes: Ah, sikur…Sikur Izair Emini të bënte atë që bën thuajse çdo javë në Superiore prej muajsh, Kukësi do të kthehej në Shqipëri me një barazim të bujshëm 1­1, që do ta afronte me kualifikimin.
 
Jo, Emini nuk shënoi, pak metra larg vijës fatale, sepse goditi shtyllën në minutën e 92­të, gjë që ishte po aq e vështirë, ose edhe më e vështirë sesa të shënonte.Përfundoi 1­0 për Austrinë e Vjenës, që në fakt nuk ishte “gogoli” që mendonim. vendosi një gol në minutën e 24­-t nga Felipe Pires, por më shumë ishte një gabim i mbrojtjs kuksiane në aplikimin e pozicionit jashtë loje.
 
Më saktë, mund të thuhet edhe njëherë se ky Kukës është EuroKukës, një skuadër e shkëlqyer në Europë, që na nderon gjithmonë, me futboll, rezultate, dinjitet e pastërti.90 minuta të drejtuara nga Austria e Vjenës, gjë që pritej, por Kukësi që në fundin e pjesës së parë filloi të krijonte lojë dhe në pjesën e dytë u rrit ndjeshëm, duke luajtur pa frikë, ndaj një rivali që pak nga pak e uli ritmin dhe filloi të kishte frikë.
 
Në fund, në shtesë, rasti i artë i Kukësit, me një goditje nga distanca që u grushtua nga portieri vendas, por Emini nuk shënoi dot.Tani në Elbasan duhet një fitore pa pësuar gol, ose me 2 gola diferencë: një mrekulli e vogël, nga ato që Kukësi na ka mësuar prej disa vitesh në Europë./sportal/