Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi përmbys Partizanin 3-1, Olsi Rama akuzon arbitrin

Postuar: 20/02/2018 - 08:21

Kategoria Superiore mbylli dje javën e 20-të të saj, ku padyshim kryetakimi ishte ai që u luajt mbrëmë në kryeqytet midis Partizanit dhe Kukësit. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe që pati mjaft surpriza. Në fakt ishte një ndeshje me tension të lartë për të dy kampet, kjo dhe për faktin se policia nuk lejoi tifozët e kuq të futeshin në stadium pa karta identiteti. Sa i përket ndeshjes, Partizani i zgjidhi mirë situatat në pjesën e parë dhe arriti të shënonte e ta mbyllte fraksionin e parë të lojës në avantazh 1-0. Por kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan në pjesën e dytë tre gola, duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë për vazhdimësinë në garë. Duke ditur që Skënderbeu edhe mund të dënohet nga UEFA, Kukësi ka shpresë për vendin e dytë dhe do të luftojë deri në fund për të përmbysur rivalët në krye që të marrë më të mirën edhe nga ky sezon. Në tentativën e 10-të Kukësi thyen tabunë Partizani. Verilindorët triumfuan 3-1 me përmbysje ndaj të kuqve në Selman Stërmasi duke regjistruar fitoren e parë ndaj Partizanit që nga i rikthimi i 15-herë kampionëve në Kategorinë Superiore. Kryeqytetasit bënë vetëvrasje duke hedhur në erë një ndeshje në të cilën kryesonin 1-0 dhe po luanin shumë mirë deri në momentin që mesfushori serb Culum u ndëshkua me të verdhin e dytë duke lënë Partizanin me një lojtar më pak që nga minuta e 65-të. Në një sfidë ku të kuqtë kishin mungesa të shumta pasi mungonin për shkak skualifikimi kapiteni Batha por edhe Trashi e Progni, Partizani gjithsesi e gjeti forcën për të zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, të cilën e mbylli me avantazhin 1-0 falë finalizimit të mbrojtësit boshnjak Renato Gojkoviç në minutën e 43-të. Në fraksionin e dytë Partizani hyri në fushë me idenë për të administruar avantazhin dhe për t’i ndëshkuar kampionët e Shqipërisë me anë të kundërsulmit por verilindorët luajtën me nervat e të kuqve dhe dalja me karton të kuq e Culum ia vështirësoi gjërat skuadrës së zëvendëstrajnerit Klevis Dalipi, me Kukësin e Pakult që shënoi 3 herë në portën e Hoxhës. Në të 66-tën Guri goditi saktë me kokë pas krosimit të Bakajt nga këndi duke barazuar shifrat. 4 minuta më pas Rustem Hoxha i vodhi kohën Atandës të sapofutur në fushë dhe me një tjetër goditje të saktë me kokë përmbysi shifrat. Në të 79-ën Partizanit iu anullua një gol për pozicion jashtë loje të Bardhit që solli protesta të shumta nga ana e të kuqëve por pamjet filmike treguan që vendimi i anësorit ishte i drejtë. Ndërkohë në minutën e fundit shtesë, Sidrit Guri njeriu i momentit te Kukësit vulosi fitoren e kampionëve në fuqi të Superiores me një kundërsulm vrasës. Në “Selman Stërmasi” përfundoi 1-3 për Kukësi që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 32 pikëve.

Olsi Rama akuzon arbitrat për humbjen

“Dola unë sepse u mundova të dilja në një konferencë dhe thashë se ka një tentative për të fabrikuar rezultate kundër Partizanit. Sot ishte evidente, një gjykim skandaloz në disfavor të Partizanit. Kur pashë Nexhipin këtu thashë që kanë marrë protagonistin Kridens Meta. Për mua është e patolerueshme, djemtë kanë bërë ndeshje shembullore. Vinim me 5 mungesa, po i shohim si i japin ndeshje për ndeshje në disfavor. Lojtarët zëvendësues treguan që janë në lartësinë e kampionatit. Milan Culumishte ndër më të mirët dhe në mënyrë absurde merr dy të verdhë, ai është shembullor, ndër më të rregullit. Unë jam i fundit që dëshiroj të flas për arbitrat. Nëse i pyetni djemtë, u kam thënë në pushim asnjë diskutim me arbitrat, konsiderojeni sikur e keni kundërshtar. Asnjë kundërshtim për çdo veprim, imagjinoni një ekip me 4 mungesa që luan edhe kundër arbitrit. Si duhet të motivoj unë këto lojtarë? Ne po ia bëjmë më të vështirë, të jenë të ndërgjegjshëm ku janë. E patë rastin e Bakajt që e shau gjyqtarin nga të gjithë krahët dhe sot ishte në fushë, e kam fjalën për ndeshjen e Kupës. E keni me video Bakajn që shan gjyqtarin dhe arbitri nuk e dënon, komisioni e injoron komplet si fakt, është me zë dhe figurë. T’ia hiqnin Bakajn Kukësit sot dhe të shihnim. Ky është aplikimi i dy standardeve./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2018 - 09:03

Humbja 1-2 me Zvicrën i zhgënjeu fort tifozët e Serbisë, sidomos  pasi Shaqiri e Xhaka festuan duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare.

Postuar: 25/06/2018 - 07:22

Dy ministra të qeverisë zvicerane kanë mbështetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në lidhje me

Postuar: 24/06/2018 - 23:32

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin herojtë e Zvicrës në takimin që këta të fundit arritën për

Postuar: 24/06/2018 - 23:21

Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë bërë "lëmsh" një botë të tërë.

Postuar: 24/06/2018 - 23:06

Mbrojtësi i njohur i kombëtares së Zvicrës Stephan Lichtsteiner ka dalë në mbrojtje të dy futboll

Postuar: 24/06/2018 - 22:55

Dy ekipet e para të grupit kualifikohen në fazën e 1/8-ave.

Postuar: 24/06/2018 - 22:44

Përveç Stephan Lichtsteiner, edhe mbrojtësi i talentuar i Zvicrës, Manuel Akanji ka festuar me sh